Sport
Vdes futbollisti i Liverpool Diogo Jota

Futbolli është në zi pas ngjarjes tragjike të ndodhur këtë mëngjes.
Lojtari i Liverpoolit, Diogo Jota, vdes në një aksident automobilistik, në Zamora. Lojtari 28-vjeçar portugez i Liverpoolit vdiq herët këtë mëngjes në një aksident trafiku së bashku me vëllain e tij, 26-vjeçar.
Thuhet se Jota po udhëtonte në një makinë me vëllanë e tij Andre, i cili është gjithashtu futbollist, kur automjeti doli nga rruga. Incidenti ndodhi në autostradën A-52 në provincën e Zamorës. Lajmi tragjik vjen vetëm dy javë pasi Jota u martua me të dashurën e tij prej shumë kohësh, Rute Cardoso, në Porto.
