Lidhu me ne

Aktualitet

Si do të funksionojë partia e re e Blushit. Kush janë personazhet

ben-blushi-kuvend-1

Ben Blushi mblodhi sonte në mbrëmje për herë të parë atë që do të jetë bërthama e Partisë së tij të re. Vetëm pak ditë pas zyrtarizimit të pritshëm të largimit nga Partia Socialiste, pjesë e së cilës ishte që nga viti 1998, Blushi ka mbledhur rreth vetes emra të njohur që do të jenë pjesë e kryesisë së Partisë që ai drejton.

Partia e Blushit do të konfirmohet në datën 10 nëntor, ndërkohë që mësohet se emri i Partisë do të zgjidhet pas konsultimeve kolektive.

Statuti i Partisë së Blushit do të quhet “Libri i Rregullave”. Ndërsa kryesia do të quhet “Berthama” dhe do të përbëhet nga 21 anëtarë, të cilët do të zgjidhen pas zgjedhjeve nëpër rrethe.

Për “Opinion.al” bëhet e ditur se funksionimi i Partisë së Blushit do të jetë në bazë të organizimit kapilar, nga baza ose anëtarësia që do të quhet “Forum” deri tek Kryetari.

Një nga risitë është se kryetarët nëpër rrethe nuk do të kenë më shumë se dy mandate.

Një nga emrat e parë që i janë bashkuar Partisë së Blushit do të jetë tenori i mirënjohur Agim Hushi, i cili së fundmi hodhi kandidaturën për drejtues të Teatrit të Operas dhe Baletit.

Ndërkohë që siç është mësuar, kësaj partie i është bashkuar në orët e fundit edhe Mimoza Hafizi, deputete dhe ish- Zv/ministre e Arsimit.

Po kështu, në Partinë e Blushit priten të zbardhen edhe emra të tjerë nga bota akademike, si edhe shumë emra të rinj.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook