Lidhu me ne

Radar

Roberto Saviano: Trump në gjurmët e Hitlerit, atentati ndaj Kirk si zjarri i Reichstag!

Roberto Saviano: Trump në gjurmët e Hitlerit, atentati ndaj Kirk si

Nga Utah në Berlinin e 1933-shit: Saviano sheh ‘Reichstag-un e Trumpit’ në atentatin ndaj Kirk…

Atentati që i mori jetën Charlie Kirk, 31-vjeçarit konservator, mbështetësit të Donald Trump dhe figurës së spikatur të lëvizjes MAGA, vazhdon të gjenerojë reagime të ashpra në opinionin publik dhe rrjetet sociale. Kirk u ekzekutua me një plumb në qafë ndërsa zhvillonte një debat të hapur me studentët në një universitet në Utah, ngjarje e cila tronditi jo vetëm Shtetet e Bashkuara, por edhe opinionin ndërkombëtar, pasi pamjet dramatike të atentatit u përhapën në gjithë botën.

Në mesin e komenteve të shumta, ka shpërthyer polemika e ashpër ndaj shkrimtarit italian Roberto Saviano, i cili në rrjetin social X bëri një krahasim që u cilësua si i tepruar dhe ofendues nga shumë përdorues. Saviano shkroi se “vrasja e Kirk mund të bëhet për Trump ajo që ishte zjarri i Reichstag-ut në vitin 1933 për Hitlerin: jo vetëm fundi i një jete, por shkëndija për një transformim radikal të ekuilibrit politik dhe shoqëror.”

Ai shpjegoi se Hitleri e përdori zjarrvënien e parlamentit gjerman si justifikim për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, për të pezulluar të drejtat themelore dhe për të shtypur kundërshtarët politikë. Sipas Savianos, ekziston rreziku që Trump të shfrytëzojë tronditjen dhe indinjatën e shkaktuar nga atentati për të forcuar pushtetin e tij dhe për të ndjekur një axhendë autoritare.

Në përfundim të postimit të tij, autori i “Gomorrës” e cilësoi Trump-in si “të dobët, të paqëndrueshëm politikisht dhe për këtë arsye shumë të rrezikshëm”, ndërsa për Kirk theksoi se “ishte një provokator që provokonte përmes dialogut. Por fjalët janë fjalë dhe dhuna është dhunë: nuk ka vrasje që mbrojnë ide. Gjaku i derdhur dobëson gjithmonë demokracinë.

Reagimet në rrjet nuk vonuan. Një pjesë e përdoruesve mbështetën analizën e Savianos, por shumë të tjerë e sulmuan ashpër. Njëri shkroi: “Saviano, e di që për ty gjithçka është Hitler… por të përdorësh vrasjen e Charlie Kirk për të bërë historinë e vogël është thjesht e neveritshme”. Një tjetër reagim i fortë ishte: “Vritet një djalë 31-vjeçar për idetë e tij politike dhe gjëja e parë që të vjen në mendje është ta instrumentalizosh lajmin për propagandën tënde. Turp të kesh.

Madje disa e akuzuan hapur kampin e majtë për nxitje të dhunës: “Ky atentat e keni mbi ndërgjegjen tuaj. Ju i ngrini tonet, ushqeni urrejtjen ndaj kundërshtarit politik dhe tani keni prodhuar dhunë. Ju jeni mandantët moralë.”

Ngjarja, e cila tashmë ka pasoja të rënda në politikën amerikane, ka ndezur edhe një front të ri polemik në Europë, duke treguar se vrasja e Charlie Kirk po bëhet jo vetëm një çështje kombëtare, por edhe një pikë referimi në debatin global mbi dhunën politike dhe instrumentalizimin e saj.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook