Lidhu me ne

Sport

(Jo) shqiptarët e futbollit botëror

kandrevaNga Marin Mema

Ata janë dy futbollistë mjaft të njohur, të dy me origjinë të hershme shqiptare. Sigurisht, ka shumë të tillë që luajnë në kombëtaret e vendeve të ndryshme, por për Antonio Candreva-n e Interit dhe Mateo Musacchio-n e Villarealit është folur e shkruar më pak.

Mateo Musacchio luan në pozicionin e mbrojtësit të qendrës me skuadrën e Villarealit. Ai ka lindur në vitin 1990 në Rosario të Argjentinës dhe konsiderohet si një ndër futbollistët më të talentuar të ligës së parë spanjolle.

Jo më kot ekipi i Milanit gjatë sezonit të merkatos në verë shpesh mendoi ta afronte argjentinasin për të forcuar mbrojtjen, por çmimi i lartë, mbi 20 milionë euro, e bëri të pamundur për momentin transferimin e tij në Itali.

Por si lidhet origjina e këtij futbollisti me Shqipërinë?

Në fakt, mbiemri i tij në rrënjë është ai i një prej familjeve më të njohura fisnike shqiptare. Mateo, mbiemrin e shqipëruar e ka Muzaka.

Familja e futbollistit e ka origjinën nga arbëreshët e Portocannones në rajonin e Molises. Zhvendosja nga Arbëria në Itali ka ndodhur gjatë lëvizjeve të mëdha të shekullit XV ose edhe më parë.

Ndërkohë që sipas të dhënave, fundshekulli XIX dhe fillimi i shekullit XX shënon mes italianëve të shumtë të emigruar në Argjentinë edhe një numër jo të vogël shqiptarësh. Pikërisht kjo është lidhja e Mateos me Argjentinën, pavarësisht se origjina e qartë e tij është arbëreshe.

Thuajse e njëjtë është edhe historia e Antonio Candreva-s, lojtar i Interit dhe Kombëtares Italiane.

Gjyshi i tij ka lindur në gjirin e komunitetit arbëresh të Tirreno Cosentino. Jo më kot vetë Candreva disa kohë më parë ka vizituar komunën e Falconara Albanese në provincën e Kozencës, ku është takuar me kreun e saj Ercole Conti.

Në fakt, historiografia shqiptare ka pjesë të sajën një pinjoll të familjes Candreva. Ai është Karmel Candreva, i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ruajtjen e identitetit tek arbëreshët, komunitet të cilit edhe i përkiste.

Ai publikoi edhe disa vepra, siç ishte ajo e vitit 1979, kushtuar të drejtës së arbëreshëve për të ruajtur gjuhën e tyre amtare duke e mësuar nëpër shkolla./ Blitz.al

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore3 javë më herët

Të jesh shqiptar…..

Nga Besnik Rama Të jesh shqiptar është krenari.Të jesh nga Kosova është histori.Të kujtosh UÇK-në është të kujtosh një nga...

Radar3 muaj më herët

Figura të njohura të komunitetit çam mbështesin riorganizimin e Shoqatës Patriotike Çamëria

Në këtë aktivitet të rëndësishëm spikati prania e biznesmenit të njohur Lutfi Nuriu, ish-deputetit të PDI-së Dashamir Tahiri, ish-deputeti dhe...

Kryesore4 muaj më herët

Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin.

Bilbil Beqiri Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin. Të kritikosh protestën në këtë moment duket pothuajse...

Kryesore7 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore10 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore11 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike11 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar11 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore11 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar11 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Facebook