Lidhu me ne

Kryesore

Nard Ndoka: Shqiponjën e Skënderbeut po e dhunojnë ata që thonë se kanë “babë” Erdoganin

Nard Ndoka, kryetar i PDK-së dhe njëkohësisht deputet në Kuvendin e Shqipërisë, ndan një këndvështrim krejt të kundërt me të gjithë komentuesit, lidhur me veshjen që ai përdori në spektaklin “Dance Ëith Me”, ku shfaqej simboli ynë kombëtarë shqiponja, e stilizuar me simbolin e svastikes e ndare në katër pjesë. Një reminishencë kjo e kryqit nazist. Në një prononcim për Javanews, Ndoka shprehet se këndvështrimi i debatuesve më shumë është bërë për sencasion dhe tërheqje vëmendje, sesa të jenë thelluar sadopak në simbolikën që realisht ka përfaqësuar ai stilizim në veshje. Sipas tij, nuk ka asnjë mëdyshje që duhet respektuar shqiponja e Gjergj Kastriotit, por të gjithë ata që çirren në emër të Skënderbeut, as më shumë e as më pak kërkojnë të kenë për ‘babë’, reminishenca të kohës së Skënderbeut që shkaktuan jo pa tragjedi për kombin tonë.

“Dance With Me është një spektakël vallezimi, ku amatorët përpiqen të ngrihen në nivelin e profesionistëve të kercimit. Mision pothuajse i pamundur për shumicën e konkurentëve! Ndaj për të dhuruar spektakël, produksioni ka ndërthurur intervista, debate, kritika, humor dhe çdo gjë tjetër në funksion të një magjie televizive. Çdo konkurent, flet për fushën nga vjen. Flitet për kuzhinën, artin, humorin deri edhe tallavanë, politiken dhe çdo gjë tjetër që përfshihet apo del nga skenari. Robert Alija shquhet për lirinë e tij, duke bërë kritikun e pamëshirshëm, por brilant në stilin e tij, ai ka zgjedhur të na vendosë përpara të papriturave duke dalë nga konturet strikte të skenarit. Fati më ka ndeshur edhe mua, që të perballem me idetë dhe stilizimet e ‘shfrenuara’ të Bertit. Më ka kërkuar të kërcej me tanga. Më ka dhuruar një bluzë me simbolin e kanabasit dhe së fundmi një tjetër me shqiponjën e stilizuar të ‘ndarë’ në katër pjesë”, sqaron Ndoka për Javanews.

Deputeti shprehet se personalisht respekton idetë dhe kauzat e çdo njeriu, pavarësisht se jo gjithmonë është dakord.

“Të japësh një gjykim vetëm në 4-5 sekonda për një ide të ballafaquar befas përballë teje nuk është e lehtë, por nuhatja e politikanit duhet të jetë e shpejtë dhe e pagabueshme gjithmonë. Gjetja dhe ideja e Robertit, menjëherë mu duk interesante, jo nga stilizimi i shqiponjës, se atë nuk mund ta gjykoj as më shumë se pesë sekonda, por mesazhi ishte interesant. Një shqiponjë e trazuar në katër pjesë, ashtu siç kombi ynë është i ndarë. Kjo kauzë bashkohej me shqetësimin tim të akumuluar prej vitesh, të shprehur në menyra të ndryshme edhe publikisht”, komenton Ndoka, duke shprehur në këtë mënyrë edhe këndvështrimin e tij ndaj stilizimit të shqiponjës.

Kreu demokristian kundërsulmon duke u shprehur se ata që po lëndojnë shqiponjën realisht janë politikanët shqiptarë kudo që janë, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni. Sipas tij, në Shqipëri me sherre pafund dhe pa një orientim të qartë për kombin shqiptar dhe të ardhmen tonë, ndërsa në Kosovë ka një tendencë të hapur tashmë zyrtare pro orientale, anadollake, duke zgjedhur Turqinë në raport me SHBA-të dhe Europën, duke thënë publikisht se Erdogani është vëllai ynë.

“Ky deklarim nuk bëhet nga hoxha i fshatit, por nga kryeministrat dhe presidentët shqiptarë. Kjo është goditja më e madhe, që i bëhet shqiponjës së Gjergj Kastriotit, që luftoi në shekuj kundër pushtuesve osmanlli. Në Maqedoni politikanët shqiptarë, pretendojnë se vendi i tyre është i tybeve dhe xhamive dhe jo i Nënë Terezës. Duke e shpallur edhe ato de fakto, Erdoganin si mbrojtësin e tyre. Dhe shqiponja ‘habitet’, drobitet, nuk e di se sa shumë, por edhe unë thellë në shpirt trazohem dhe shqetësohem, se si këta burra shteti nuk orientohen në rrugën drejt Europës, por mëndjen dhe zemren e kanë akoma në Anadoll. Ndaj shqiponja është e trazuar, e ndarë, në dileme, e pa orientuar akoma, ndaj stilizimi i piktorit të shfrenuar Robert Aliaj mu duk interesant, në pesë sekonda gjykim”, deklaron Ndoka për Javanews.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook