Lidhu me ne

Aktualitet

Edison Ypi i sulmon të gjithë/ Si do ishin sot

auto_edison_ypi1476124336

Zoti nuk ngutet. Çfarë bëri më 1990 mund ta kishte bërë pas një shekulli. Fati i supozuar që do kishin pasur gjatë asaj pritjeje fatkeqe një numur shqiptarësh mund të jetë një ndihmesë me vlerë për t’i njohur më mirë sot.

Çfarë do kisha bërë në eventualitetin e asaj pritje unë autori i sotëm më i lexuar dhe më i pëlqyer, është se paradite do vazhdoja të punoja në një ofiçinë, pasdite dhe në mbrëmje do lexoja libra, do shihja fshehtas televizionet e huaja, do ëndërroja mjete të sofistikuara për tu arratisur, ndërsa vëllai im Eduard Ypi do vazhdonte të ishte në burg i spiunuar nga një gollobordas prej fshatit Ostren i Vogël, me gjasa lidhjesh etnike, linguistike, farefisnore, krushqinore, me Shishtavecin.

Doktori do vazhdonte të shëronte zemrat e shqiptarëve. Nuk do u ndahej leximeve serioze, njohjes së përvojave të shtetarëve reformatorë, monarkëve, perandorëve, si dhe fiksimit të tij të kahershëm, mësimit përmendësht të poezive nga Shekspir, Gëte, Hajne, Pushkin, Lermontov.

Sonila Meço nuk do kishte pasur mundësi ta njihte viganin Drini Jasa. Mbetur pa martuar, sorkadhja e ekraneve, mbasdite për mbasdite do përmbyste filxhanin e kafes për të parë fatin brenda llumit. Libri i preferuar i Nëmërçkës së hirshme që do zbukurohej dita ditës me kalimin e kohës do të ishte “Zonja me Kameliet”.

Keti Bazhdari, talenti në matematikë i së cilës do ishte njohur qysh në fëmijëri kur mahniste dynjanë me zgjidhjen pa laps e letër të ekuacioneve algjebrike me disa të panjohura, aspak për favor, por sepse do ja kishin nevojën, do punonte në byronë e projektimit të Uzinës së telave të bakrit ose në parkun e kamionave të Shkodrës ku Keti do kalkulonte prerjen matematike gjeometrike të llamarinave për autobuzat fizarmonika. Libri i preferuar i Ketit poshtë jastëkut lagur me lot, “Ura e Psherëtimave”.

Blendi Fevziu, me shpresë se në këtë mënyrë do villte vrerin dhe do ja hidhte kurvit, do rropatej pafund për ta shprehur talentin komunikativ përmes krijimesh letrare portike në stilin e rrymave moderniste me anën e të cilave, siç dihet, mund t’i përcillen publikut mesazhe të encryptuara. Mirpo, pikërisht ditën kur më së fundi vjershat do binin në dorën e lexuesit, në shtypshkronjë do ja behte sigurimi i cili të gjithë tirazhin e librit do ta merrte ta bënte karton, ndërsa Blendin do ta rrëmbenin për leckash do ta hidhnin në Dushk të Lushnjes, për ta kaluar atje reston e jetës; ditën me bel në dorë duke bërë qilizëm nëpër ara, natën duke lexuar fshehtas Dostojevskin.

Super e talentuara videozhenike e TVSH Bruna Qeva, do t’i shtynte ditët si përgjegjëse e Shtëpisë së Kulturës të Pogradecit duke lexuar gjithë kohës libra me përmbajtje sentimentale dhe duke hedhur nga dritarja vështrime të trishta tek nositat në fluturim mbi ujrat e pasqyrta të Liqerit.

Eliana Hoxha, meqënse do kishte rënë aq tepër në sy të sigurimit duke hyrë e duke dalë fshehtaz nëpër rrobaqepëset e lagjes për të qepur fustane sa më të bukura, e spiunuar nga një mikesha e vet që mbante Ramazan tinëz, do internohej 8 vjet bashkë me familjen në Ndërnënas të Fierit.

Andi Kananaj, ai plehu që pasi bëri çmos që Lirak Bekjo ta digjte veten me benzinë dhe sot vjedh miliona Euro nga shoqëria civile, do ishte një saldator spiun me nam në fermën Gjergj Dimitrov ku në të gjitha mbledhjet e kolektivit do fliste me zjarr për gjenialitetin e kurvit, butësinë e stalinit, kinezëritë e maos.

Henri Çili, fillimisht do provonte talentin në fushën e gazetarisë në gazetën lokale “çeliku i kurvit”. Pas pak, kur do bindej se nën kurvin jeta nuk mund të çahej me asnjë lloj talenti, do përfundonte për gjithë jetën nëpunës në drejtorinë arsimore të komitetit ekzekutiv të Elbasanit, pakashumë si nëpunësat ruralë të Çehovit që i shtyjnë ditët mes paradoksesh dhe ofshamash.

Muç Nano, do ishte bërë sekretar rinie fytyrëvrerosur nga Kthesa e Ariut në Shën Pjetër. Që Muçi të shihte natën filma erotikë “te jugosllavi”, po, kjo mund të ndodhte, por që të shkruante libra, s’bëhet fjalë.

Fahri Balliu, gazetar dhe skenarist filmash me proletarë vigjilentë dhe termoçifte të sabotuara, paralajmëruar disa herë për zell të tepruar në ushtrimin e profesionit, do dënohej 7 vite Spaç sipas nenit 55.

Edi Rama, Fatos Lubonja, Spartak Ngjela, në burgun e Burrelit do përbënin të ashtuquajturin “grup revizionist”. Me dënime dhe ridënime të herpashershme dhe dispute të zjarrta mbi avantazhet ose jo të qytetërimit anglosakson ndaj atij europian, do e ngrysnin në atë burg deri në frymën e fundit.

Banorët e Shishtavecit, për hatër të të cilëve unë nuk do përtoj të iki në zyrat e emigracionit në Angli dhe Gjermani për tua zbuluar rrenat për të marrë azil në ato vende, do vazhdonin të flisnin dialektin e serbishtes, do merrnin me urdhër të kurvit nga 1 kilogram oriz për familje për t’i marrë me të mirë që së pari vetë ata të mos arratiseshin, por edhe të bënin sytë katër mos arratiseshin bashkëfshatarët si dhe ata që vinin nga qytetet.

Bejdo Malo do ishte sot e kësaj dite duke u lexuar aviatorëve të Kuçovës, Rinasit, Gjadrit, Farkës, mëngjez për mëngjez pjesë të zgjedhura nga librat e kurvit që t’i thonin përmendësh pak çaste para momentit kur bashkë me avionët do mbyteshin në det ose do përplaseshin me shkëmbijtë e maleve në luginën e Vjosës.

Pas rropatjesh të panumurta, mero baze do ja arrinte të kapte Tiranën si vjershëtor i pjerdhur dhe spiun i qelbur. Fill pasi do kryente me të gjitha 10-a shkollën e sigurimit, për ta dëshmuar besnikërinë ndaj kurvit, do bënte një stazh disa mujor në katundet kufitare si operativ i zonës. Në pak kohë merua do arrinte të bëhej prokuror i vërenjtur që i kall krrupën kujtdo që ka fatkeqësinë ta shohi qoftë edhe nga larg. Prokurorit mero partia do t’i besonte arrestimin dhe ekzekutimin me varje në litar pa dhjamë dhe pa sapun të armiqve të rrezikshëm të partisë dhe popullit zotërinjve të nderuar Nebil Çika, Çelo Hoxha, Vehap Kola, Adlej Pici. Paskëtaj, gjatë një fushate spastrimesh, me arsyetimin se të gjithë armiqtë ishin zbuluar nga partia dhe jo nga sigurimi që e kishte për detyrë, me urdhër të kurvit, syshkaba mero do pushkatohej për vigjilencë të pamjaftueshme dhe kërrma do t’i flakej në një përrua.

Kaç Myftari do ndiqte instinktin e vet për tu marrë me drejtësi. Fillimisht si zëvendës gjyqtar popullor i ardhur nga llumi i shoqërisë. Pastaj shkallë-shkallë edhe detyra më të larta. Paralel me kryerjen e punëve, Kaçi do shkruante libra. Një nga këto libra me mbi 800 faqe do ishte mbi prejardhjen e dyshimtë, pasojat, të mirat dhe dëmet e të qënit kopil. Kryevepra e Kaçit, ajo brenda së cilës Kaçi do shkrinte tërë talentin prej urithi, do ishte një studim i thelluar psikanalitik mbi shpërpjestimeve antropometrike që çfaqen tek një mashkull i cili është bërë 50 vjeç dhe ende s’ka parë pridh me sy.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook