Lidhu me ne

Kryesore

Gjërat që njerëzit e suksesshëm bëjnë të dielën mbrëma

Gjërat që njerëzit e suksesshëm bëjnë të dielën mbrëma

Pa marrë parasysh se a e doni punën që e bëni apo jo, e diela mund të jetë ankth për ju për shkak të stresit që ju pret të hënën.

Laura Vanderkam ka një libër që titullohet “Çfarë bëjnë njerëzit më të suksesshëm gjatë uikendit”, ku tregon se ka disa gjëra që njerëzit e suksesshëm i bëjnë sidomos të dielave.

Në mënyrë që të përfundojnë uikendin sa më mirë dhe të përgatiten për javën, njerëzit e suksesshëm i bëjnë këto gjëra:

Ata kalojnë kohë me familjen dhe miqtë

Njerëzit e suksesshëm e dinë se java e tyre është e ngarkuar dhe mund të jenë të zënë për të tjerët, kështu ata e shfrytëzojnë në maksimum të dielën duke e kaluar atë me më të dashurit e tyre, transmeton Gazeta Express.

Planifikojnë diçka argëtuese

“Kjo ide mund të jetë këshilla më e rëndësishme”, shkruan Vanderkam. Njerëzit e suksesshëm bëjnë familjen bashkë për darkë pothuajse çdo të dielë, shikojnë filma ose dalin luajnë bowling.

Ata e organizojnë dhe planifikojnë javën

Njerëzit e suksesshëm e shikojnë kalendarin të dielën mbrëma dhe vendosin qëllime për javën që vjen. Këtë trik mund ta bëni pa e stresuar veten.

Ata ushtrojnë

Dilni për të ecur, luani ndonjë sport, apo shkoni në palestër, sugjeron Egan. Vanderkam shkruan në librin e saj se shumë njerëz bëjnë joga të dielën mbrëma.

Hanë diçka të shëndetshme

Në vend se të pini alkool, thotë Vanderkam, përgatiteni një ushqim të shëndetshëm dhe kënaquni me një çaj bimor ose ujë me limon.

Lexojnë

Shumica e njerëzve të suksesshëm lexojnë çdo natë para gjumit, kështu që e diela mbrëma është gjithashtu pjesë e rutinës së tyre të leximit. Ata e përdorin këtë kohë për të lexuar faqet që i kanë neglizhuar.

I kthejnë thirrjet, e-mailet dhe mesazhet

Të dielat mbrëma shpesh na lejojnë t’i thërrasim disa njerëz të cilëve nuk kemi mundur t’u përgjigjemi gjatë javës apo t’u kthejmë mesazhet disa familjarëve që na kanë shkruar.

Ata relaksohen

Gjeni pak kohë të dielën mbrëma dhe uluni e relaksohuni. Keni nevojë që ta rimbushni mendjen dhe trupin.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix7 orë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix7 orë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar7 orë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar7 orë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix7 orë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix1 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix1 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix1 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix1 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook