Lidhu me ne

Temporal

Hajde libra, libra….-Nga Bledi Lumani

fevzo blushi

Kur Ministria e Transporteve vendosi dy vite më parë që të hiqte nga qarkullim furgonat, në rrjet plasi humori me faktin se tani nuk do të dëgjojmë më thirrjen e famshme “hajde Durrës, Durrës”. Ishte kthyer si një “muzikë” për veshët e atyre që kalonin nga “Stacioni i Trenit”. “Muzikë” që u dëgjua sërish, pasi Ministria e Transportit nuk i shkoi deri në fund vendimit të saj dhe furgonat u rikthyen në qarkullim brenda vendit.

E njëjta thirrje m’u kujtua sapo vura këmbën në “Pallatin e Kongreseve”, ku mbahet prej vitesh Panairi i librit. Vetëm se thirrja “hajde Durrës, Durrës”, ishte zëvendësuar me thirrjen “hajde libra, libra…”

Sapo hyje, të dukej se do të dilte ai “fatorino i furgonit” dhe të të rrëmbente për krahu, se “dhe një vend ka mbetur dhe nisemi”.

Aty të dilte Fevziu me Blushin, me kapicën me libra që ua sillnin furgonat e Çilit, se “edhe një kishte mbetur”! Të jepnin edhe ndonjë autograf, bëje edhe një “selfie”, dhe ikje në shtëpi i lumtur pasi e kishte hedhur foton me “kollosët” e letërsisë në Instagram, e nga Instagrami në Facecook!

Edhe pse duhej të ishte një nga evenimentet më të rëndësishëm kulturor, Panairi i librit është kthyer në një ngjarje qesharake, për të shitur librat e tyre 4-5 autorë që i shohim përditë në televizor.

Duket sikur e kanë kthyer në panairin e tyre personal, falë faktit që kanë dhe janë personazhe mediash dhe turmat e indoktrinuara dhe manipuluara nga imazhi përballë përmbajtjes, rendin symbyllurazi drejt stendës çiliane, ku i pret Fevziu me Blushin nga mëngjesi në darkë.

Këtë radhë nuk iu mjaftonin tre ditë për të shitur librat, por kishin shtuar edhe dy ditë të tjerë. Shto ditë e çmimet në vend, a thua Panairet e librave bëhen për të shitur libra, e jo për të bërë promovimin e tyre për t’u shitur gjatë vitit e më tutje, siç ndodh në vendet normale të këtij rruzulli.

I turbulluar nga gjithë kjo gjullurdi, përfundova në një stendë të vogël, ku ishte ndoshta i vetmi vend i qetë në gjithë atë sallë, dhe që njerëzit dukej sikur e shihnin me përçmim dhe i largoheshin si djalli temjanit.

Ishte stenda e librave françeskanë, ku mund të gjeje disa libra fantastike, mes të cilëve edhe “Rrno për me tregue” të At Zef Pllumbit, që për mua personalisht duhet lexuar me detyrim nga çdo njeri. Është një libër që mjafton atë të lexosh, dhe ke mësuar se çfarë ka ndodhur përgjatë 45 viteve komunizëm në Shqipëri. Nuk është nevoja të lexosh libër tjetër për atë periudhë!

Por turma nuk e shihte dot të “shkretin” At Zef Pllumbi, se ishte lëshuar për nga stenda që, sipas mediave, shiti mijëra libra këtë Panair. Nuk e shihte dot as “Kujtime” të Eqerem Bej Vlorës. Për fat kishte disa që ndalonin tek Konica, dhe edhe më shumë tek Kadare. Sa për të përmendur disa!

Për fat të keq në Shqipëri nuk ka asnjë mendim profesional që të drejtojë lexuesin nga letërsia e mirëfilltë, dhe për pasojë libri tregtohet si mall konsumi me logjikën e tregut: Kush bën reklamë, fiton tregun. Ndaj dhe shiten vetëm disa autorë, që “çuditërisht” i nxjerrin librat 4-5 ditë para çeljes së Panairit. Ata bombardojnë opinionin, duke u shfaqur në emisione televizive dhe gazeta për disa ditësh resht, për të na “informuar” mbi “veprën e madhe” të radhës. Dhe këtë gjë e bëjnë vit pas viti.

Por për të kuptuar vlerën e librave të tyre, shkoni dhe shihni në stendën ku sheshin, nëse përveç librit të fundit, kanë edhe librat që kanë nxjerrë vitet e shkuara. Nuk kanë asnjë dhe nuk i kërkon askush. Ato janë libra Panairi, që shiten ato ditë dhe nuk i kërkon më kush pas një viti, dy apo larg qoftë pas disa vitesh!

Nëse Konica p.sh vazhdon të lexohet edhe pas 100 vitesh dhe do të vazhdojë të lexohet edhe pas 100 vitesh të tjera, kam dyshimet e mia të forta nëse kjo do të ndodhë edhe me “shkrimtarët e Panairit”.

Ata më shumë se kushdo e dinë mirë këtë gjë, ndaj dhe javën e dytë të nëntorit dalin për disa ditë si ai fatorino që thërret “hajde Durrës, Durrës”. Vetëm se këta thërrasin “hajde libra, libra….”/Tema

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix1 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix1 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix1 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix1 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix1 ditë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix1 ditë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix1 ditë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix1 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar2 ditë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook