Lidhu me ne

Kryesore

Darka e fundit Obama-Merkel dhe dilema për të ardhmen e Europës

Vizita në Gjermani shënoi turin e fundit të Barak Obamës si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Takimi me kancelaren Merkel kurorëzoi një bashkëpunim 8-vjeçar mes të dyve në raport me sfidat ndërkombëtare dhe me ikjen e Obamës hap një periudhë pasigurie mbi të ardhmen e marrëdhënieve gjermano-amerikane pas zgjedhjes së Donald Trump.
“Ne jemi në fund të një bashkëpunimi tetë-vjeçar dhe marrëdhëniet gjermano-amerikane ishin shtylla kryesore. Ne duam një botë të hapur dhe liberale. Unë do të bëj gjithçka që mundem për të punuar edhe me presidentin e ri të SHBA”, tha kancelarja Merkel duke falenderuar Obamën për një bashkëpunim të mrekullueshëm.
Nga ana e tij Obama ka shprehur edhe më hapur pasigurinë përvtë ardhmen e Europës duke theksuar se boshti i sigurisë është aleanca e NATO-s.
“BE-ja mbetet një nga arritjet më të mëdha në histori dhe nuk duhet të merret e mirëqenë, duhet mbrojtur dhe kultivuar” tha presidenti amerikan, duke dërguar mesazhin se ndryshe nga Evropa e ndarë e shekujve të fundit, përparimet e dekadave të fundit na kujtojnë se duhet të punojmë së bashku.
Sa për shtetin islamik, presidenti amerikan shtoi: “Unë mendoj se ne i kemi vënë ata nën presion. Ne përpiqemi për t’i shfarosur ata. Ne ndajmë informacion mbi sistemet e reja të armatimit që ekzistojnë në zonë dhe lëvizim për çlirimin e Mosulit. Forcat e NATO-s do të vazhdojnë trajnimin për çlirimin e rajonit”.

 

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Sport17 orë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix17 orë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix17 orë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix17 orë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix17 orë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix18 orë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Mix18 orë më herët

Si sdikon duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave

Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë. Megjithatë konsumi...

Mix18 orë më herët

Pse në pranverë njerëzit shohin më shumë ëndrra (dhe cilat janë më të zakonshmet)?

FOTO: KMPZZZ/ADOBE STOCK Është pranverë! Kohë me diell, lule që çelin dhe ëndrra të çuditshme që shihen çdo natë! Martin...

Mix18 orë më herët

Njerëzit janë të bindur se Ben Affleck ka bërë ndërhyrje plastike dhe s’po i ndalin komentet

GETTY Dalja e fundit publike e Ben Affleck në emisionin “The Roast of Tom Brady”, ka ngritur dyshime mbi pamjen...

Mix18 orë më herët

Princi William flet për Kate Middleton pas diagnozës së saj me kancer

Prince William e ka siguruar publikun se Kate Middleton dhe familja e tij “janë mirë”, në mes të shkëputjes së...

Facebook