Lidhu me ne

Aktualitet

Zvicër, Jo energjisë bërthamore

Zvicër, referendum për shkëputjen nga energjia bërthamore

Zviceranët votojnë në një tjetër referendum të rëndësishëm, me anë të të cilit do të vendosin nëse do të përshpejtojnë apo jo procesin e shkëputjes së vendit nga impiantet e energjisë bërthamore.

Nëse votuesit do të zgjedhin alternativën “Po” në referendumin e kësaj të diele, kjo do të çonte në mbylljen e 5 prej reaktorëve bërthamorë të vendit gjatë vitit të ardhshëm, ndërsa dy të tjerat deri në vitin 2029. Pesë impiantet gjenerojnë aktualisht rreth 40 për qind të nevojave për energji elektrike të Zvicrës.

Sondazhet tregojnë se rezultati për këtë çështje, të ngritur nga ambientalistët, do të jetë i ngushtë.

“Të gjelbrit zviceranë” (TSG) dhe socialdemokratët kanë ushtruar presion për mbajtjen e këtij referendumi që prej fatkeqësisë së Fukushimës në Japoni në vitin 2011, duke argumentuar se impiantet zvicerane janë të vjetra dhe të pasigurta. Pas incidentit, autoritetet zvicerane njoftuan planet për një shkëputje graduale nga energjia bërthamore, por nuk specifikuan gjë data konkrete.

Gjithsesi, qeveria dhe shifrat e industrisë tregojnë se një shkëputje e shpejtë nga energjia bërthamore do të rriste varësinë ndaj lëndëve djegëse fosile në vend të energjisë së rinovueshme, duke çuar kështu edhe në mungesë energjie me raste.

Sondazhet më të fundit bëjnë të ditur se dy alternativa janë “kokë më kokë”. Zvicra zhvillon rregullisht referendume për shkak të demokracisë së drejtpërdrejtë, që u lejon votuesve në vendin prej 8.2 milionë banorësh t’i përcaktojnë ata politikat./TCH

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook