Lidhu me ne

Kryesore

11 shprehje që nuk duhet t’i thoni kurrë në punë

Business People Having Board Meeting In Office

“Nuk ka problem”, “Do të përpiqem”, “Nuk është e drejtë”. Këto janë disa shprehje, fraza apo përgjigje, të cilat nuk duhet t’i përdorni kurrsesi në vendin e punës. Nëse deri tani, ju ka ndodhur, qoftë edhe një herë të vetme, t’i thoni në punë, mos i përsërisni më. Kjo është këshilla që vjen nga Travis Bradberry, bashkëthemelues i TalentSmart, lider në botë për testime në inteligjencën emocionale. Në një artikull të publikuar në faqen e tij LinkedIn, Bradberry ka bërë një renditje të 11 frazave që nuk duhet të thuhen kurrë në vendin e punës (duke iu drejtuar shefit apo duke biseduar me një koleg) – ato mund të vënë në rrezik karrierën juaj.

“Nuk ka rëndësi se sa i zoti jeni, disa shprehje ndryshojnë në moment perceptimin që të tjerët kanë për ju”, shkruan eksperti. Eliminimi i tyre nga fjalori juaj do të rezultojë i dobishëm.

“Nuk është e drejtë” është një nga shprehjet më të zakonshme (dhe gjithashtu më të gabuara). “Të gjithë e dinë se jeta nuk është e drejtë – shpjegon bashkëthemeluesi i TalentSmart. – Do të dukeshit i papjekur dhe naiv në sytë e të tjerëve nëse thoni në lidhje me diçka se “nuk është e drejtë” (ata do të besonin se ju ende mendoni se jeta është e drejtë). Jini bashkëpunues dhe hiqni dorë nga ky mendim – këshillon Bradberry.

“Kemi vepruar gjithnjë kështu”. Të thoni që diçka është bërë gjithnjë në të njëjtën mënyrë, jo vetëm do t’ju bënte të dukeshit dembel dhe aspak të prirë ndaj ndryshimit, por do të shtynte edhe shefin tuaj t’ju pyeste se pse nuk e keni provuar për të ndryshuar gjërat. E nëse keni ndjekur gjithnjë të njëjtën rrugë për të bërë diçka, me siguri që do të ketë edhe një mënyrë më të mirë”.

“Asnjë problem” – Kur dikush ju kërkon të bëni diçka apo ju falënderon se e keni bërë, dhe ju përgjigjeni në këtë mënyrë, ju bën të mendojnë që kjo kërkesë mund të ishte një problem. Te të tjerët krijohet mendimi që mund të imponojnë diçka. Ju duhet të tregoni se është kënaqësi të bëni detyrat që ju ngarkohen. Më mirë të thoni “Ishte një kënaqësi” apo “Do ta bëj me shumë kënaqësi” – ky është një ndryshim i ndjeshëm në të shprehur, por me një impakt të madh te të tjerët”

“Mendoj…/ Mund të jetë një ide pa kuptim…/Dua të bëj një pyetje koti…”: Të gjithë këto shprehje e shkatërrojnë në moment besueshmërinë tuaj. Edhe pse diskutimi vijon të jetë logjik, këto shprehje krijojnë idenë që edhe vetë ju besoni pak në atë gjë, e cila ndikon në humbjen e besimit të të tjerëve tek ju. Mos jini të ashpër me veten, nëse ju jeni të parët që nuk keni besim në vete, nuk do ta ketë askush tjetër. E nëse nuk keni informacion mbi diçka, më mirë përgjigjuni: “Për momentin nuk e di, do të informohem e do t’ju bëj të ditur”.

“1 minutë punë është” – Kjo frazë zvogëlon aftësitë tuaja dhe jep idenë që i kryeni punët me nxitim. Më mirë thoni “do ta mbyll në pak kohë”.

“Do të përpiqem”. Edhe vetë kuptimi i fjalës të bën të mendosh se keni pak besim në vete. Nëse ju kërkohet diçka, ose impenjohuni që ta përmbushni detyrën tuaj, ose përndryshe jepni një alternativë, por mos thoni se “do të përpiqeni”

“Është dembel / i paaftë”. Në të gjithë vendet e punës ka njerëz të paaftë dhe me shumë mundësi të gjithë e dinë. Nëse nuk keni forcën e duhur për t’i ndryshuar, nuk fitoni asnjë gjë duke folur keq për ta.

“Nuk është përgjegjësia ime”: – Duke përdorur këtë frazë, do të dukeshit në sytë e të tjerëve se jeni të predispozuar për të bërë minimumin e mundshëm për të fituar pagën tuaj. Nëse shefi juaj ju jep një detyrë që nuk është nën përgjegjësinë tuaj, bëjeni me entuziazëm. Më pas planifikoni një mbledhje për të ripërcaktuar rolin tuaj e po ashtu edhe punët tuaja”. Kjo do të shmangë që të dukeni të vegjël dhe do t’ju ndihmojë ju dhe shefin tuaj të përcaktoni gjërat që duhet të bëni ose jo në punë”.

“Nuk është faji im”: Nuk është asnjëherë një ide e mirë për t’u shpëtuar përgjegjësive. Nëse keni kontribuar (nuk ka rëndësi se sa pak) që diçka nuk ka shkuar siç duhej, merrni përgjegjësitë. Përndryshe jepni një shpjegim të qetë të asaj çfarë ka ndodhur. Përmbajuni fakteve, më pas do të jetë shefi dhe kolegët që do të nxjerrin përfundimin se kush e ka fajin.

“Nuk mundem”, frazë shumë e ngjashme me “Nuk është faji im”. “Njerëzve nuk u pëlqen ta dëgjojnë, pasi do të mendojnë që ju doni të thoni “Nuk dua”. Nëse nuk jeni në gjendje të kryeni një detyrë, pasi nuk zotëroni aftësinë e nevojshme, ofroni një alternativë. Në vend që të thoni atë që s’mund të bëni, thoni atë që mundeni të bëni.

Fraza e fundit që nuk duhet të thuhet në vendin e punës, sipas Travis Bradberry, është ndoshta edhe më emblematikja: “E urrej këtë punë”. Gjëja e fundit që dikush do të dëgjonte në punë është një koleg që ankohet. Kjo do t’ju etiketonte si një njeri negativ dhe do të ulte moralin e grupit”

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix2 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix2 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix2 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix2 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix2 ditë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix2 ditë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix2 ditë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix2 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar3 ditë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook