Lidhu me ne

Temporal

E enjte pa Doktor

auto_edison_ypi1476124336

Nga Edison Ypi

Nga meraku se mos u shpifet majasilli shqiptarët nuk i lënë kurrë pa i parë në televizor debatet e të enjtes mbrëma.

Këtë të enjte mbrëma u bë hataja.

Te Topi Edi Rama. Te Klani Lul Basha. Te Newsi Abas Aliu, Te Ora Ben Blushi. Nga një kanal në tjetrin, zjarr e flakë telekomanda. E enjte televizive kaq e ngjeshur nuk ishte parë.

Abas Aliu e menazhoi mrekullisht. La përshtypjen sikur po kthehej nga një vizitë purifikuese në Teqenë e Alipostivanit. Duke shtrënguar fort në duar timonin e një fuoristrade, e realizoi me sukses zbritjen e rrezikshme nëpër kthesat e ngushta rrëshqitëse të Hambullës. Derisa ja doli mbanë, zbriti paq në Mullirin e braktisur në rrugën e asfaltuar, ku mori frymë thellë, gati për betejat e tjera të afërta dhe të largëta. Lubonja nuk arriti ta gozhdojë Abas Aliun përmes mjaullimave përdredhëse. Shigjetat e helmatisura verbale dhe piruetat linguistike të Bushatit nuk e prekën edhepse Bushati e zbrazi të tërë arsenalin e lapsit të mprehur fort si e lypte ky rast.

Me racionalitet elbasanlliu dhe delir kolonjari, Blushi dha e mori me virtuzitet letraro artistik të pashoq. Duke shfrytëzuar sa mundi handikapin video ndaj perfeksionizmit ortografik, arriti ta shmangi hellin e lyer me dhjamë komunist që Dran Hila provoi t’ja fuste duke ja rrëshqitur urtë e butë. Në këtë mënyrë Blushi ja arriti ta kapërxejë Qafën e Qederit dhe doli gjallë te Qafa e Qarit. Çfarë Blushi bëri gabim ishte retorika me “të varfër” e “të pasur” ashiqare huazuar nga propaganda e kurvit. Blushi bën mirë që, për rendiment sa më të lartë për veten dhe më pak bezdi për audiencën, herë tjetër ta ujdisi më mirë thep-shqekzën. Se “të varfër” dhe “të pasur” ka pasur, ka, e gjithmonë do ketë. Apo jo Blush ?

Basha nuk e pati të vështirë. Diti ta shfrytëzojë përvojën. Energjinë, aftësinë artikukuese, stilin, i ka tamam për Kryeministër të ardhshëm pas pak muajsh.

Çfarë Edi Rama po bën me Merkelin dhe Putinin është pakashumë çfarë bënte Ali Pashë Tepelena me Napoleonin dhe Carin e Rusisë. Por pak më ndryshe. I ka hy Danubit më këmbë dhe Uraleve me not. I ka varur shresat te shkeslliku. Putinin që synon ta pushtojë Amerikën po kërkon ta martojë me Bleona Qerretin. Merkelit që i qan syri (jo i Çim Pekës) për Ballkanin po do t’i japi për burrë Ditmir Bushatin. Thotë Rama me vete; Sa kohë ata të dy të jenë të zënë me dasmat dhe me muajt e mjaltit, e pushtoj botën. Le ta pushtojë Rama botën. Manovrat me dasma kanë rezultuar të suksesshme. I vetmi problem është që gjatë pushtimit të botës, ose së paku zgjerimit të Shqipërisë sa Rusia, të gjejë një mënyrë për ta bindur kallaballëkun se nuk po vepron si kurvi i cili manovrat me Rusinë, Jugosllavinë, Kinën, i bënte për të ruajtur bythën e vet, por si Pashai i Janinës për të ndërtuar Shtet. Rama bëri dhe një gabim që si autor i disa librave nuk i falet. Ngatërroi diçka. “Të urtat gjer në dhimbje, të thjeshtat gjer në madhështi” është nga një kryevepër antikonformiste “Mësueset e Fshatit”, dhe jo perifrazim nga soc-letërsia.

Ndodhën pra plot gjëra gjatë kësaj të enjteje mbrëma. Megjithatë e enjtja sesi ishte, sesi mbeti, si pa lezet, pa energji, pa këndshmëri.

Çudi pse mbeti kaq e flashkët kjo e enjte. Gjatë asaj dite gjithçka ndodhi si dhe më parë; Televizionet lexuan si çdo mëngjez titujt e gazetave. Kanabisi i korrur vazhdoi të transportohet shumë dhe të kapet pak. Njerëzit u ulën nëpër kafenera. Thikat therën fytet. Kush vrau, pati sukses. Kujt i qe shkruar të vritet, u nis te të shumtët. Epo pse pra e enjtja mbrëma qe aq e sheshtë, aq e shpëlarë ? Për atë që ka dy pare ment në kokë përgjigja është e thjeshtë. Sepse mungoi Doktori. Pa Doktor në Shqipëri nuk ka të enjte televizive, as të premte të zezë, të shtunë pushimi, të djelë turizmi, të hënë pune, të martë gallate, të mërkurë qefi. Pa Doktor Shqipëria është bosh. Pa Doktor në Shqipëri nuk ndodh asgjë.

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 orë më herët

Programi premtues i PD-së dhe zotimi i Bashës për arsimin e lartë e të rinjtë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prezantoi sot në Parkun Olimpik programin e PD për zgjedhjet e ardhshme parlamentare me...

Mix11 orë më herët

Joe Jonas, këngë për ndarjen nga Sophie Turner

Joe Jonas me sa duket po përdor muzikë të re për t’u dhënë fansave njohuri mbi divorcin e tij nga...

Mix11 orë më herët

Sa duhet ta keni tensionin e gjakut sipas moshës që keni?

Jo më kot hipertensioni njihet ndryshe si vrasësi i heshtur, pasi presioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë dëmtimin...

Radar11 orë më herët

Rrëfimi prekës i Berat Buzhalës për luftën në Kosovë: Më morën familjen, unë dhe vëllai u arratisëm

Berat Buzhala ishte mbrëmjen e djeshme i ftuar “Në Kurthin e Piter Pan” në një rrëfim mbi jetën e tij....

Kioske11 orë më herët

A ka Shqipëria më shumë kriminelë apo të çmendur?

Nga Kreshnik Spahiu Atentati i realizuar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi është pasqyra e një shoqërie në degradim.Padyshim që disa mund...

Mix1 ditë më herët

Nigeria ka një himn të ri kombëtar dhe askush nuk e di pse

Presidenti nigerian Bola Tinubu bëri një lëvizje e cila befasoi shumicën e qytetarëve, ai ndryshoi himnin kombëtar pa ndonjë arsye...

Mix1 ditë më herët

Thyen rekordin kitara e humbur e John Lennon, shitet në ankand më një shifër marramendëse

SHBA- Një kitarë e përdorur nga këngëtari anglez John Lennon është bërë instrumenti më i shtrenjtë i Beatles i shitur ndonjëherë...

Mix1 ditë më herët

“Si e fala tradhtinë e ish-bashkëshortit”/ Shania Twain: Pesha e fajit rëndon mbi të!

Tradhtia mund të falet, por jo të harrohet, sipas këngëtares Shania Twain, e cila, rrëfeu pabesinë që tronditi martesën e...

Mix1 ditë më herët

Kylie Jenner flet si rrallëherë për marrëdhënien me ish-shoqen e ngushtë, Jordyn Woods

Kylie Jenner dhe Jordyn Woods kanë pasur një shoqëri të gjatë e të bukur, para se gjërat të shkonin në...

Mix1 ditë më herët

Fotoja e fundit e Kate Middleton tronditi rrjetin!

Në imazhin e ri, i cili po qarkullon në rrjetet sociale, Princesha e Uellsit mban veshur një shami një detaj...

Facebook