Lidhu me ne

Kryesore

Kur LSI i ngordh lopët PS-së, po me lopët jashtë Rilindjes si do vejë halli?

panaritiiiii

Nga Dritan LACI

Që nuk ka më vend për habi në këtë vend nuk do as mend as kalem. Na zu ky hall e duhet ta heqim. Në dy ditët e fundit ishim dëshmitarë të çmendurive me krime monstruoze brenda familjes dhe të gjithë u rrekëm në një dalldi kolektive të gjejmë kush e kush është fajtori për këto ngjarje makabre që kalojnë edhe kufijtë e imagjinatës për nga përmasat e dhunimit të shoqi-shoqit. Sot në mëngjes mu desh sa të mbaja barkun me dorë nga të qeshurat që më shkaktoi një lajm në një nga mediat kryesore vizive në vend aq edhe të vë duart në kokë për atë se ku po vemi si shoqëri. Kronika bënte fjalë për mbledhjen e grupit të PS-së, ku në mungesë të seancës së zakonshme plenare të së enjtes, ku deputetët shahen e sherrosen me ç’të kenë në gojë me njëri-tjetrin, këtë herë emisarët deputetë të Partisë Socialiste u ishin qarë Edi Ramës për zonat e tyre. Dhe një ndër ta ishte edhe deputeti I Lushnjës, Erion Braçe I cili ishte ankuar se LSI partia në koalicion vaksionte vetëm lopët me dermatozë të anëtarëve të partisë së saj dhe nuk vaksinonte lopët e socialistëve. Dhe për këtë ankesë e kishte mbështetur edhe një koleg.

Sigurisht që ky është kulmi. Teksa dëgjoja këtë informacion nuk më erdhi asgjë tjetër përveçse mendimit: Por kur Rilindja i ndan lopët me parti dhe lë të ngordhi lopët e aleatit më të madh në qeverisje, vallë si sillet me njerëzit? Por kur Rilindja lë të ngordhi lopët e aleatit më të madh në qeverisje, po me lopët e demokratëve vallë si sillet? Po kur këta nuk duan lopët e tyre si mund të duan lopët minoritare të Vangjel Dules? Po helbete edhe shumë nuk është për t’ja qarë hallin, se Dule ua gjen vaksinën lopëve të elektoratit të tij. Edhe në i ngordhçin ua sjell mëma Eladhë lopë të reja fringo në qese. Këtu në këtë mesele shqiptare të vetmet që duken rehat në këtë mes duhet të jenë lopët çame të Shpëtim Idrizit që e kanë mirë edhe me PS-në dhe me LSI-në.

Rama kujdeset gjithmonë të theksojë se koalicioni me LSI-në është i shëndetshëm. Por duket se lopa e LSI-së ka kohë që i hedh shkelma kusisë së përbashkët me qumësht së Rilindjes. Po ti lejmë shakatë dhe të bëhemi serioz. Ore në fundit të fundit këta kur bëjnë dallime edhe te lopët, dhe i kanë ndarë me tesera partie, vaj medet si sillen me ata që kanë mendime të kundërta me ta. Ndaj unë them që Dermatoza e vërtetë në Shqipëri nuk i ka rënë lopëve, por kësaj politike të pavaksinuar, mikrobikisht të sëmurë deri në palcë. Ndaj unë them që këto çmenduritë që na ngjasin përditë, ku burri hedh gruan nga ballkoni lakuriq; babai mbyt fëmijët me tel bakri dhe veten se gruaja iku nga shtëpia; tjetri vret kushëririn me sopatë se nuk i lëshoi vijën e ujit, nuk janë më thjesht çështje urdhëri mbrojte, u ekzekutua- s’u ekzekutua e më the e të thashë.

Këtij vendi i ka rënë Dermatoza në kokë lart. Dhe nuk e ka kush mendjen te hallet e vërteta të njerëzve; se ngelën pa punë, se fëmijët nuk kanë një shkollë të mirë; se nuk kanë një shërbim cilësor shëndetësor. Këta; kur them këta e kam për këta që na qeverisin; e kanë mendjen si t’jua fusin si kau lopës njëri-tjetrit. Këta, kur nuk kanë mëshirë për llojin e tyre dhe lënë të ngordhin lopët e njëri-tjetrit, se mendojnë që po prodhoi lopa e PS-së më pak qumësht se ajo e LSI-së, mund të bëhen nesër kryeministër, vaj medet se me ç’sy e shikojnë atë që nuk ka teserën e tyre të partisë. Ndaj e ritheksoj që këtij vendi i ka rënë Dermatoza Nodulare jo thjesht te lopët por te politikanët e tij. Aty duhet filluar vaksinimi i vërtetë!/ Opinion.al

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix19 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix19 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix20 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix20 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix20 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix20 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix20 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix20 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix20 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar20 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook