Lidhu me ne

Kryesore

Majlinda, ja tani u rrëfeve…Sikur të mos dilje më në media ca kohë! Si mendon?

Si fundjavë që është leximi i mediave është më i çlirët dhe priret të drejtohet nga lajme me pehash politik neutral. Kjo është arsyeja që sot kureshtja u kënaq që në mëngjes me një titull që fillonte me: Rrëfehet…

Sapo mendja të thotë se kemi të bëjmë me ndonjë dossier, fjala e dytë urdhëron përgënjeshtrimin përmes emrit kumbues: Majlinda Bregu.

Majlinda ka qenë ministre, sevdalleshë e madhe e politikave të Partisë Demokratike në kohën kur ishte në qeveri, e tanimë një endëse e dalluar kritikash që bëhen paradite, filtrohen si lajme bombastike titujsh të tillë si ky: “shpërthen Majlinda” e diçka e tillë, e mandej pasi janë pjekur në zhegun e budallallëkut mediatiko-politik të përditshëm, dalin nga furra pasdite. Për këtë kujdeset vetë Majlinda, të cilës ndoshta mundet edhe t’i flasim Linda, meqë kaq shpesh ka dalë nga një faqe në tjetrën, nga një titull në tjetrin, saqë të duket se po nuk të foli në rrugë i ka mbetur qejfi me ty.

Linda pra pasditeve e gjen me siguri një dritare prej nga ku do kollisë lajmin e ripunuar, që sorollatet sa nga veshët e pozitës aq edhe të opozitës. Sqaron, trajton, flet me terminologji tjetër nga koha kur ishte në pushtet: Lindën e ka zënë meraku së fundmi se mos Shqipëria mbetet pa integruar, se ndaj grave është rritur dhuna. Ajo ka marrë një rol publik të cilin ia japin publikut disa media që janë bërë si ditare personale të kësaj deputeteje.

Kujdesi shkon edhe për foton. Politikanet shqiptare dihet që janë shumica gra zonja, veshje të shtrenjta, aksesorë të kombinuar, tak tak, troku i ecjes së tyre në oborrin e Parlamentit. Dielli po ashtu po ngroh këto ditë dhe ja sikur gëzohet njeriu i shkretë me këtë oaz të shqiptarisë oksidentale.

Por sot ish-ministrja nuk ja kishte qëlluar: Fotoja bardh e zi servirur në media, paraqiste një femër të menduar me dorën në mjekër – shenjë kjo intelekti – me balluket hedhur më një anë, e cila sepse të ngjan me një gjimnaziste të cilës i ka dalë bursa e studimit, por është në dilemë të madhe se cilën degë të zgjedhë.

Ky individ sot rrëfehej. Dhe me kurajo shumë befasuese fliste edhe për një gjë të tillë si “fati im politik”. E kishte fjalën për veten të cilës i ka ngjtur atribute që sikur rëndojnë shumë. Fati politik u takon njerëzve që përfaqësojnë diçka më shumë sesa veten. Ndoshta deputetja që jeton me frekuencën e ministres në kokë e ka fjalën për fatin e karrierës së saj që po vendoset në këtë lojë të vockël varavingo mes PD-së e PS-së, që janë në duar të tre-katër njerëzve.

Lexuesi pra duhet të besojë se ka të bëjë me një rrëfim, a thua kemi ndonjë mëkatar që duhet të japë llogari para shoqërisë. Ky është një problem i medias – disave që janë kthyer në sisteme qarkullimi të ujërave të ndotura të politikës – që shërben në mënyrë hiperbolike shfaqje personale të arrvistësh që kanë të përbashkët me kryeministrin e shumëadhuruar në këtë vend vetëm një gjë: mosmirënjohjen.

Sepse çfarë përfaqëson zonja Bregu, apo Mesila Doda, përveçse aksidente në politikë? A nuk janë aty ato për shkak të vullnetit të një individi dhe asgjë më shumë? Njësoj nga krahu i PS-së, ku gjallon statistika europeiste e barazisë gjinore thjesht numerike e mbi të cilat është Vjehrrë dhe Vjehërr kryeminstri i Lavdishëm?

Këtu – dhe seriozisht pa ironi – zonjës Bregu i kërkojmë ndjesë nëse sadopak mundet ta kemi fyer apo kemi bërë që ndonjë fjalë ta bëjë të ndihet keq. Por nuk kemi gjë më të: Fundja ajo politikane është, kështu thotë – dhe siç e ka zakoni i këtij zanati, sa më shumë të dalësh, aq më mirë është. Po qe se është kjo e dyta, atëherë ja edhe ne e nxorëm, sado që më modestisht sesa e kërkon sëra e politikanes në fjalë.

Problemi është me mediat, që krijojnë axhenda imagjinare rrëfimesh, mistikash e legjendash urbane që në të vërtetë nuk janë asgjë më shumë sesa nevoja të përbashkëta të njerëzve që kanë si biznes njeriun Sali

Shaptilografisti 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix1 ditë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix1 ditë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar1 ditë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar1 ditë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix1 ditë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook