Lidhu me ne

Temporal

E përjetshmja Angela

Të vjen të mendosh për një lloj “magjie”: duket sikur partnerët politikë të Angela Merkelit, janë të destinuar që të jetojnë në rrezik. Por në fakt, në kohët e Internetit dhe globalizimit, politika ka kohë gjithnjë e më të shkurtëra. Dhe ky konstatim gjen konfirmim kudo – përveç se në Gjermani

screen-shot-2016-12-13-at-10-35-23

Nga Dirk Schuemer

Procedura duket ajo e zakonshmja: Angela Merkeli, në krye prej njëmbëdhjetë vitesh, shtë rikandiduar nga partia e saj, CDU, për të qenë kancelare. Në Gjermani, një udhëheqës politik jetëgjatë, nuk është përjashtim. Helmut Kohl qëndroi në krye të qeverisë së tij, nga 1982 deri në 1998, duke kaluar edhe mitikun Konrad Adenauer, babai themelues i Republikës Federale Gjermane, i cili ishte 73 vjeç në fundin e nacional-socializmit, kur u bë kancelar i shtetit të ri; dhe për pak kohë, mbuloi edhe detyrën e Ministrit të Jashtëm. Dha dorëheqjen pas 14 vitesh si kancelar, vetëm prej presioneve brenda partisë së tij. Nëse Angela Merkel do të ndiqte shembullin e tij, do të rinovonte abonimin në detyrën e saj – natyrisht, me kursin që të mbetet në shëndet të mirë dhe të rizgjidhet – deri në vitin 2041.

Sigurisht, nuk do të jetë partia e saj që do i vërë shkopinj nën rrota: e ka treguar entuziasmi i besnikëve, në momentin e shpalljes së rikandidimit. Pavarësisht gjithë krizave, është një udhëheqëse e padiskutueshme, dhe pas zgjedhjeve të shtatorit 2017 mund të zgjedhë partnerët e koalicionit të saj. Gjermania i mbetet besnike motos së Adenauerit: “Jo eksperimenteve!” Demokracia gjermane – ndryshe nga ajo britanike, për shembull – favorizon vazhdimësinë, dhe nuk është e prirur për puçe kundër krerëve të partisë. Zgjedhësve gjermanë u pëlqen shumë jeta komode, për të duruar një demokraci plot luhatje si ajo në Itali, ku në 70 vitet e fundit janë ndërruar 63 qeveri – aq sa historianët dhe gazetarët kanë vështirësi për të kujtuar edhe emrat e drejtuesve kryesorë.

Etërit themelues të SHBA, të vetëdijshëm që në krye të herës për risqet e një jetëgjatësie të tepruar të krerëve të qeverisëm, patën urtësinë që të kufizonin kohëzgjatjen në detyrë të presidentëve për dy legjislatura, pra një periudhë prej maksimumi tetë vite. Në Amerikë, Angela Merkeli do të kish dalë jashtë loje prej tre vitesh, dhe do të kish patur gjithë kohën e nevojshme për të shkruajtur kujtimet e saj. Kushedi nëse ende i mban mend emrat e shokëve të udhëtimit, gjithnjë e më të shumtë, duke patur parasysh që jashtë Gjermanisë, karrierat e politikanëve nuk zgjasin shumë. A e mban mend Antonis Samarasin, kryeministri konservator grek, me të cilin disa vite më parë kancelarja provoi të zgjidhë krizën e marrëdhënieve mes Greqisë dhe BE-së? Zgjedhësit nuk vonuan që ta rrëzojnë. Një tjetër mik i vjetër i saj, Nicolas Sarkozy, u “ndalua” që të rikthehet në presidencë; dhe duke parë mungesën absolute të perspektivës, edhe François Hollande ka vendosur që të mos kandidojë në zgjedhjet e 2017-ës.

Një fat të ngjashëm pati Verner Faymann, ish kancelari austriak, që u largua prej vetë partisë së tij. Vitin që kaloi ishte në krah të Merkelit për të hapur rrugën e Ballkanit, për refugjatët dhe imigrantët. Dhe pak më vonë David Cameron, mik personal i kancelares gjermane, dha dorëheqjen pas rezultatit të referendumit për Brexit, që ai vet e kishte kërkuar. Në atë pikë, i vetmi aleat besnik për kauzën europiane që i kish mbetur, ishte Matteo Renzi. Por tani, pas humbjes së rëndë të reformës së tij kushtetuese, edhe kryeministri italian ka dhënë dorëheqjen, pikërisht në momentin kur homologia e tij gjermane kërkonte stoikisht mandatin për të kandiduar për herë të katërt.

Duket pikërisht sikur Angela Merkeli duhet t’u mbijetojë të gjithëve. Por nuk duhet të nënvlerësohen dy prej shokëve të saj të udhëtimit, ende në detyrë: Donald Tusk dhe Jean-Claude Juncker, që pikërisht ndikimit të saj personal i detyrohen për detyrat respektive të presidentit të Këshillit Europian dhe Komisionit Europian. Por në Poloni, partia e Tuskut ka pësuar një humbje të rëndë elektorale, ashtu sikurse dhe partia e Junckerit në vendin e tij, Luksemburg. Megjithatë në Bruksel, atje ku nuk kërkohet mendimi i zgjedhësve, këta humbës mbijetojnë në karrierat e tyre politike.

Të vjen të mendosh për një lloj “magjie”: duket sikur partnerët politikë të Angela Merkelit, janë të destinuar që të jetojnë në rrezik. Por në fakt, në kohët e Internetit dhe globalizimit, politika ka kohë gjithnjë e më të shkurtëra. Dhe ky konstatim gjen konfirmim kudo – përveç se në Gjermani. /Die Welt

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix2 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix2 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix2 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix2 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix2 ditë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix2 ditë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix2 ditë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix2 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar2 ditë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook