Lidhu me ne

Temporal

Kopja qesharake e Erdoganit

Tashmë nuk përbën më asnjë çudi, që njësoj sikurse “vëllai i tij” Erdogan, Edi Rama i urren mediat kundërshtare. Ai ka bërë një sërë tentativash ligjore, që nga përfshirja e shpifjes në kodin penal e deri tek projektligji që i trajtonte mediat online njësoj si të brendshmet seksi që blihen në internet, vetëm e vetëm për t’i dhënë një kornizë ligjore, betejës së tij verbale me “portalet e kazanit”.

Pikërisht kësaj mendësie i është shtuar së fundi edhe një nismë për të mbyllur faqet online gjatë fushatës elektorale. Ajo parashikon që shpërndarësit kryesorë të internetit në Shqipëri të bllokojnë pa urdhër gjykate ato media online, që bëjnë propagandë elektorale dhe që për më tepër janë të paregjistruara.

Në pamje të parë problemi duket real.

Në tregun mediatik shqiptar nuk ka pak portale të paregjistruara, që bëjnë konkurrencë të pandershme, që nuk i njohin organet tatimore shqiptare e që për më tepër nuk kanë si objektiv një informacion të paanshëm dhe të ndershëm.

Ky treg mund të quhet pa frikë kaotik dhe dezinformues.

Nga ana tjetër, debati i madh që u hap pas fitores së Donald Trumpit në SHBA, që u ndihmua edhe nga përhapja e lajmeve të rreme në internet, ka ngritur pikëpyetje globale në lidhje me rregullimin e tij.

Por, pavarësisht nga këto devijime të lirisë së fjalës dhe të funksionimit të demokracisë, mendësia çensuruese që po demonstron Rilindja, më shumë sesa frikësuese duket qesharake.

Projekti i saj për të mbyllur ato media (të cilat unë personalisht as nuk i lexoj dhe as nuk i respektoj, gjithnjë duke u njohur të drejtën për të mos u gjykuar nga pushteti) është thjeshtë një utopi e nxitur nga mllefi, më shumë sesa nga arsyeja.

Le të imagjinojmë për një moment sikur qeveria, do të urdherojë, AMC dhe Vodafonin, Abisnetin dhe Abcomin, të mos u përcjellin më abonentëve të tyre, një portal, që sipas spin doktorsave të Ramës, bën propagandë dhe shpif. Ata nuk do të kenë kurrë mundësi ta bëjnë të plotë këtë gjë. Sepse për fatin e tyre të keq gjenialiteti i teknologjisë, ka shkuar shumë më larg sesa mendjet e mykura nga çensura.

Ka disa mënyra që lexuesit e këtyre portaleve të vazhdojnë t’i lexojnë ato duke ndryshuar DSN-te e Google apo VPN (rrjet privat virtual) e tyre.

Për më tepër që këto media online i shpërndajnë lajmet e tyre edhe përmes faqeve në Facebook dhe në Twiter. A mos i ka shkuar mendja Ramës dhe rilindasve të tij të zellshëm të urdhërojnë edhe Mark Zuckerbergun që të mos i shqetësojë për zgjedhje?

Të njëjtën mendësi prej tirani shfaqi pas protestave në parkun Gezi dhe, sidomos kur i shpërthyen në rrjetet sociale denoncimet për korrupsionin e vet dhe të familjarëve, edhe modeli i Edi Ramës, “vëllai i tij” Erdogan.

Despoti i Bosforit shkoi deri aty sa vendosi të bllokojë You Toube, Facebook dhe Twiter në pranverën e vitit 2014.

Por shpejt, Erdogani u shndërrua në qesharak. Qytetarët filluan t’i shkruajnë si sllogane nëpër mure kodet DSN ( 8.8.8.8.) që bënin të mundshëm shmangjen e bllokimit. Vetë rivali i tij i atëhershëm, presidenti Abdullah Gyl, që nuk njihej si një përdorues i madh i twitter shkroi një cicërimë në llogarinë e tij: “Të bllokosh këtë platformë është e pamundur”.

Shumë shpejt e gjithë nisma u shndërrua në qesharake dhe njeriu që ëndërron të bëhet një sulltan i ri, iu rikthye metodave tradicionale të autokratëve. Ai çoi policinë nëpër redaksi dhe hapi dyert e burgjeve për gazetarët.

Pa arritur deri këtu, as Edi Rama nuk e fiton dot betejën që e ka aq për zemër me mediat online. Ai mund të përpiqet, mund të arrijë dhe t’u bllokojë aksesin e plotë tek publiku, por kurrë nuk do t’ia dalë t’u mbyllë gojën.

Për fatin e keq të despotëve, bota e re virtuale i ka vënë ata sa përpara kritikave të mprehta e serioze, po aq edhe përballë fyerjeve, sharjeve dhe mashtrimeve.

Por, sado të drejta apo të pandershme qofshin ato, ajo u ka hequr atyre pushtetin e pakufishëm të censurës.

Prandaj dhe nisma e re e Rilindjes, për të mbyllur dhe bllokuar një pjesë të mediave online gjatë fushatës është e pamundur.

Më shumë sesa një realitet i arritshëm, ajo është një përpjekje qesharake. Vetëm një tentativë e kotë për të kopjuar kryqëzatat idiote të Erdoganit. Vetëm një dëshmi më shumë, që na tregon se deri ku mund të shkojë Edi Rama, për të luftuar me ata që nuk e pëlqejnë. /Lapsi.al/

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix2 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix2 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix2 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix2 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix2 ditë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix2 ditë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix2 ditë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix2 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar2 ditë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook