Lidhu me ne

Kryesore

Mashtrimi i Kryeministrit: ju “shiti” pensionistëve për të tretën herë faljen e vitit 2014

Mashtrimi i Kryeministrit: ju “shiti” pensionistëve për të tretën herë faljen e vitit 2014

Në monologun e rradhës të së dielës pasdite, Kryeministri Rama lajmëroi se qeveria ka përgatitur një paketë solidariteti, për qytetarët me rastin e festave të fundvitit—natyrisht, si çdo gjë tjetër që ai bën këto ditë, paketa është më “më e madhja në 25 vite”.

Qeveria do të falë dhe ulë kamatë-vonesat për 126 mijë debitorë që kanë nënshkruar marrëveshje me kompaninë e energjisë elektrike, OSHEE, për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura dhe që kanë qenë të rregullt në zbatimin e kësaj kontrate.

Duke treguar mirëkuptim për vështirësitë ekonomike të shqiptarëve dhe duke u shprehur se ndihet keq për këtë gjë, Zoti Rama deklaroi se:

Për 66 539 konsumatorët pensionistë, ata në ndihmë ekonomike dhe ata me status tjetër vështirësie  do të zerohen të gjitha kamatë vonesat kundrejt një pagese simbolike 20 lekë.

Për 59 461 konsumatorët e tjerë familjarë kamat vonesat do të reduktohen 80 për qind.

Por ajo që Kryeministri po e paraqit si dhuratë për shqiptarët për festat e fundivitit, është në fakt një politikë e vjetër që në vitin 2014, të cilin Kryeministri ia u ka “shitur” shqiptarëve çdo fund viti që atëhere.

Për herë të parë, skema e faljes së kamatë vonesave u shpall dhe filloi zbatimin në dhjetor 2014. OSHEE u bëri konsumatorëve familjarë pa përjashtim këtë ofertë: të gjithë ata që kanë fatura të pashlyera të energjisë elektrike, mund t’i paguajnë ato deri më 28 shkurt, duke pëfituar 80 për qind ulje të detyrimit të kamatëvonesës.

Një vit më pas, të njejtën ofertë e shiti si “ndihmë” e veçantë për familjet në nevojë, edhe pse ata përfitonin nga oferta e 2014, e cila nuk bënte përjashtim për asnjë lloj konsumatori familjar, pavarësisht kushteve ekonomike apo shëndetësore.

Në shkurt të vitit 2016, e njejta ofertë iu rishit, pensionsitëve, edhe pse ata përfitonin njësoj nga oferta e vitit 2014. Në vendimin përkatës të OSHEE-së, thuhet:

Reduktim të kësteve të aktmarrëveshjes në masën e 1200 Lekë/muaj për të gjithë pensionistët të cilët kanë një aktmarrëveshje aktive me Shoqërinë për ripagesën e detyrimeve të prapambetura dhe reduktimin e vlerës së kamatë vonesës kundrejt pagesës prej 20 lekë  deri në datë 31/12/2016, në rast respektimi të pagesës se kësteve dhe pagesës se faturave korrente brenda afateve të përcaktuara.

Shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së ofertave deri në datën 31 dhjetor 2016 për konsumatorët familjarë.

Pesë muaj më vonë, në korrik 2016, Këshilli Mbikëqyrës i OSHEE-së vendosi shtyrjen e afateve deri në fund të vitit 2016 për përfitimin nga kjo skemë në ndihmë të debitorëve familjarë.

Në faqen zyrtare të OSHEE-së, në lajmërimin për vendimin përkatës së Këshillit, shkruhet:

Tjetër vendim me rëndësi është shtyrja e afatit deri më 31 dhjetor 2016, i aplikimit nga OSHEE të reduktimit të kamatës me 70% për abonentët familjarë që shlyejnë të gjithë debinë me një këst.

Për kategoritë e tjera, si familjet me ndihmë ekonomike, për kryefamiljarët pensionistë apo ato me status të veçantë, OSHEE shtyn afatin e pagesës së debisë deri më 31 dhjetor 2016 me 1200 lekë/muaj, si dhe reduktimin e të gjithë kamatës kundrejt pagesës 20 lekë për ato abonentë të kësaj kategorie që tregohen korrekt në pagesat e kësteve për një periudhë të caktuar.

Këtë skemë të vjetër përfitimi, Kryeministri Rama e ripaketoi me emrin “paketë  solidariteti” dhe ja u “shiti” shqiptarëve si dhuratë për festat e fundvitit, për të tretin vit rradhazi./Exit.al

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook