Lidhu me ne

Aktualitet

Hapet Shkolla e parë Shqipe në Luksemburg

Hazizaj pohon se komuniteti shqiptar e ka pritur hapjen e shkollës shqipe me shumë gëzim.

Në Luksemburg do të çelet në 21 janar 2017 Shkolla e parë Shqipe. Në një intervistë dhënë për ATSH-në, Bashkim Hazizaj, themelues i shoqatës “ILIRI” në Luksemburg dhe një prej nismëtarëve të shkollës shqipe, tregon se përpjekjet për të realizuar këtë nismë kanë filluar me emigracionin e shqiptarëve jashtë vendit.

Ai tregon se në 100- vjetorin e parë të shkollës shqipe (që nga shkolla e parë shqipe në Korçë), ëndrra e rilindasve është bërë realitet, pasi gjuha shqipe tashmë mësohet në shumë vende të botës ku jetojnë e punojnë shqiptarë, tanimë edhe në Luksemburg.

“Pas viteve 1999-2000, shumë shoqata që kishin si objektiv ndihmën e rezistencës së popullit shqiptar në ish Jugosllavi u gjendën pa objektiv madhor, lufta mbaroi. Kështu doli një situatë e re, ku filloi edhe riorganizimi i shoqatave dhe ojektivave të tyre. Në këto momente u krijua shoqata “Shqiponjat”- Les Aigles, që më vonë në 2006 mori emrin “ILIRI Asbl” Shoqata e Shqiptarëve dhe miqtë e tyre në Luksemburg”. Si qëllim kryesor u vendos ruajtja dhe përhapja e kulturës shqiptare në Luksemburg, Francë, Gjermani dhe Belgjikë”, tha Hazizaj.

“Si fillim u krijua grupi i këngëve dhe valleve “Shqiponjat”. U vendosën kontaktet me përfaqësitë e ambasadës shqiptare në Beneluks, ambasadën e Maqedonisë si dhe me ambasadën e Kosovës në Beneluks. Komuniteti shqiptar në Luksemburg funksionon i bashkuar dhe gjithmonë flet me një zë të vetëm për çështjet madhore . Një nga objektivat kryesore ishte hapja e shkollës shqipe”, tha ai.

Më tej, Hazizaj vuri në dukje se “nismës së shoqatës ILIRI për hapjen e shkollës shqipe në Luksemburg iu bashkua edhe Shoqata GALA dhe një grup i shoqërisë civile. Në shtator 2016, komuniteti pati takim me Ambasadën e Shqipërisë në Beneluks, një takim i tillë ishte zhvilluar edhe me ambasadën e Kosovës në fund të 2015, që shërbyen si takime vendimtare për hapjen e shkollës. Kështu u krijua grupi nismëtar me pjesëmarrjen e shoqatës ILIRI (me drejtues Bashkim Hazizaj), Artan Vigani (shoqata GALA), Zamira Poda (shoqëria civile) dhe më vonë këtij grupi iu bashkuan edhe mësueset Fatmira Hoxha Çoka, Saranda Syla Kokalla.

Sipas tij, pas një pune sistematike disa mujorshe, takime me prindërit e fëmijëve, konsultime me ministren e Arsimit në Tiranë si dhe konsultimin me ambasadat tona, konsullat dhanë dy librat e parë që do të shërbejnë si baza kryesore didaktike. Më pas u kontaktuan edhe shoqatat e tjera në diasporë për përvojën e tyre rreth këtij procesi, si dhe komunitetet e tjera në Luksemburg, sidomos ato portugeze dhe italiane, që për Hazizaj, janë dy komunitetet më të mëdha pasi përbëjnë 30% të banorëve të Luksemburgut.

Gjatë intervistës, Hazizaj pohon se komuniteti shqiptar e ka pritur hapjen e shkollës shqipe me shumë gëzim.

Shoqata “Iliri Asbl”, që drejtohet nga Bashkim Hazizaj (prej 17 vitesh jeton në Luksemburg me familjen) ruan lidhjet me atdheun, si dhe bën të mundur ndërmjetësimin pranë strukturave shtetërore të Luksemburgut dhe komunikimin me përfaqësitë diplomatike të vendeve të origjinës. Anëtarësia e shoqatës “Iliri” përbëhet prej shqiptarëve të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonia, Mali Zi dhe nga Presheva Medvegja e Bujanovci. / KultPlus

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook