Lidhu me ne

Kritike

Shqiptarët trajtohen si bagëti!

Jemi mësuar që postimet e këngëtarit Alban Skënderaj të jenë të fokusuar në jetën e tij artistike dhe familjare.

Por këtë herë këngëtari ka publikuar një postim të gjatë në rrjete sociale, ku shpreh indinjatën e tij me sjelljen që u bëjnë shqiptarëve në linjën e fluturimit Firenze-Tiranë.

Ja postimi i plotë i këngëtarit: 

Fluturim Firenze – Tirane. Shqiptaret trajtohen si bageti!  Po dal disi nga vetja dhe po shkruaj sepse ndihem tmerresisht keq kur shikoj qe per te disajten here drejtohen nga une me shpresen dhe iluzionin se mund te bej dicka nderkohe qe une, cdo here jam thjesht nje viktime si ata.

(Eshte hera e katert qe me ndodh personalisht nder vite) Nuk di kujt ti drejtoj gishtin edhe pse duket qarte qe jane lojra ekonomike te atyre qe pasurohen mbi kurrizin e shqipetareve te cilet jane te perulur dhe me hallet qe kane e tejkalojne kete shqetesim i cili nuk eshte dhe forte i vogel per ta. Prej vitesh genjehen e keqtrajtohen ne vazhdimesi, vijne ne Firenze, bejne check-in, rradhe te gjata, kontrollet e ndryshme dhe ne fund ju thone: “Do prisni disa ore, do ju rikthejme valixhet dhe do ju dergojme me autobuza drejte nje aeroporti tjeter, atij te Pises i cili eshte gati 2 ore larg”. Aty do filloj gjithcka nga e para, mund ta imagjinoni. Si perfundim shqiptaret arrijne ne Tirane ndoshta ore e ore me vonese kur i gjithe fluturimi zgjat vetem 1 ore e 30 minuta.

Ka femije, njerez te moshuar e invalide! Arsyeja? “Avioni nuk ulet dot ne Firenze per shkak te motit te keq” kur moti aktualisht eshte i MREKULLUESHEM dhe nderkohe jane duke u nisur dhjetra avione cdo minute drejte cdo cepi te botes. Ne Pisa nderkohe moti eshte i njejte per te mos thene pak me i keq se ketu! Me arrogance asnje shpjegim tjeter! Qesharake! E TURPSHME! Dhe vete punonjesit italiane duken ne siklet te madh dhe pranojne qe eshte ABSURDE!

Jane te lira taksat e aeroportit tjeter? Avioni ndodhet ne Pisa dhe ju shkojne me lire autobuzat? Kete nuk di ta them! Di vetem qe eshte nje tallje dhe keqtrajtim i jashtezakonshem.  Kjo gje ka ndodhur me dhjetra here nder vite, vazhdon ndodh dhe askush nga shqipetaret qe jetojne ne kete zone nuk ka mundesi te ngreje zerin. Imagjinoj cdo ishte bere nese kjo do te ndodhte vazhdimisht me Italiane, Franceze etj nderkohe kur shqiptaret paguajne njesoj madje edhe me shume!

E di qe ka padrejtesi edhe me te medha dhe nje post i Albanit nuk ben diferencen por ndoshta stimulon sado pak vetebesimin dhe ndergjegjesimin edhe per ato dhjetra e qindra raste te ngjashme ku shqipetaret trajtohen padrejtesisht si njerez se kategorise se trete jo vetem nga te huajt por dhe nga vete biznesi e politikat e shtetit te tyre…

alban_1485972121-9821659

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore1 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore4 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore6 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike6 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar6 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore6 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar6 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar6 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal6 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar8 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Facebook