Lidhu me ne

Aktualitet

Zbulohet vendodhja e Klement Balilit

arvEdhe pse me vonesë, së pari si qytetar i Republikës së Shqiperisë ju falenderoj për hapin e marrë.

Ju shkruaj këtë e-mail sepse besoj që kam informacione të detajuara në lidhje me atë problem i cili është kthyer në mbarëkombëtar.

Në bazë të bisedave që kam pasur me disa bashkëqytetarë, por edhe një bindje timen përsonale që Shenjtori i 41-të i Republikës së Shqipërisë ndodhet në një ndertesë me adresë të saktë: Bulevardi “Deshmorët e Kombit” 7 , Tiranë 1010 .

Ndërtesa ndodhet buzë bulevardit,lehtësisht e dallueshme nga tipari i saj kryesor në hyrjen e saj.Përballë bulevardit veçohet lehtësisht sepse nuk ka asnjë disko tjetër rreth saj .

Jam i gatshëm po të jetë nevoja të vi pranë zyrave tuaja të deponoj dëshminë time , të cilën po jua dërgoj me anë të e-mail .

Mbarë populli dhe opinioni i gjerë kombëtar dhe ndërkombëtar e njohin për trafikant , por unë besoj se ekzistojnë faktet edhe për krime të tjera .

Përflitet për genocid mbi popullatën shqiptare , shkaktarin kryesor për zhvendosjen nga Shqipëria të mbi 170 mijë shqiptarëve .
Urren lirinë dhe demokracinë .

Ka dyshime që së bashku me një bashkëpunëtor ka mashtruar 1 milion shqiptarë .
Ndërsa për 300 mijë të tjerë ka fakte .

Ka marrë pjesë në dhjetëra vrasje e vetëvrasje gjatë 40 muajve të fundit , duke i detyruar me anë të shtrëngimit dhe dhunës .

Ka shkelur betimin e tij.
Ka keqpërdorur pushtetin e tij , duke bërë që kostot t’i marrin familje nga jugu në veri .
Me veprimet dhe mosveprimet e tij , ka ndikuar në ndarjen e familjeve .
Ka vrarë shpresën .

Është trafikanti më i madh i interesave .
Ka tradhëtuar interesin publik .
Trafikon interesin privat duke ndikuar drejtpërdrejtë në fatet e ekonomisë shqiptare .
Me veprimet dhe mosveprimet e tij ka bërë dëme te pallogaritshme në ekonominë e vendit , në burime natyrore dhe në burimet njerëzore .
Është vrases , ka vrarë kohën e shqiptarëve .

Është tradhëtar .
Tradhëtitë e tij renditen disa: ka tradhëtuar shqiptarët e Kosovës , ku në situata të vështira është bërë palë me kundërshtarët e interesit mbarëkombëtar.
Ka tradhëtuar mbarë shqiptarët duke folur në emër të tyre , në kundërshtim me votëbesimin e sovranit mik .

Ka tradhëtuar ëndrrat e të rinjve , ku në mes të udhëtimit të tyre ka ndryshuar rregullat e lojës dhe fatin e tyre .
Ju vendos në dijeni që edhe në këto momente po vret të ardhmen .

Kam informacione që adresa e mësipërme nuk është e vetmja në të cilën duhet të kontrolloni .
Kam dëgjuar që lëviz në masa të rrepta sigurie dhe në një banesë tjetër , të dhënat gjeografike të së cilës janë këto: 41.331175,19.907187 .

Ju njoftoj se fotot të cilat ju dispononi nuk ju ndihmojnë në identifikimin e tij .
Më lehtësisht e dalloni nga kostumet e tij “Brioni” , të cilët në mënyre abuzive blihen nga mundi dhe djersa e shqiptarëve .

Shpresoj nga ana juaj që informacionet e dërguara të verifikohen sa më shpejt , sepse interesi im për shpërblimin e vënë në dispozicion është i lartë.

Në rast se informacionet e mësipërme janë të vërteta , shpërblimi të cilin meritoj , dëshiroj të ndahet për të gjithë ato shqiptarë të cilët gjatë këtyre kohëve , po humbin shansin e jetës tyre .

Me padurim pres përgjigjen tuaj.

Deri atëherë ju uroj punë të mbarë.

Sinqerisht , Arvit Bushati .

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore4 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore6 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike6 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar6 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore6 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar6 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar6 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal6 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar8 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Facebook