Lidhu me ne

Temporal

Historia e frikshme e Enver Hoxhës me Musine Kokalarin…

IMG_0935

Pak kohë pasi Qeveria komuniste qe instaluar në Tiranë u arrestuan 15 vetë të një grupimi që quhej “Grupi Bashkimi Demokrat”. Ishte iniciativa e një numri intelektualësh, kryesisht të majtë, që kishin vendosur të krijonin një parti socialdemokrate, me të cilën do të paraqiteshin në zgjedhjet. Grupi u cilësua “i nxitur nga reaksioni”. 8 vetë u dënuan me vdekje, 7 të tjerë me dënime të rënda deri në 30 vjet burg. Midis tyre edhe një grua, Musine Kokalari, vajza e një avokati të pasur. njëra ndër femrat më të shkolluara, të bukura e të emancipuara të Shqipërisë, autore e tre librave të suksesshëm në vitet e fundi të Luftës. Dy vëllezërit e saj, Muntaz dhe Vejsim, qenë pushkatuar pa gjyq, pa asnjë akuzë, edhe pse nuk qenë përfshirë në politikë, në bodrumet e hotel “Bristolit” më 12 nëntor 1944, kur Enver Hoxha nuk kishte hyrë ende në Tiranë. I treti, Hamiti, shok klase për shumë vite i Hoxhës, kishte shpëtuar për një arsye të thjeshtë: natën ku i morën dy vëllezërit, ai dergjej në shtrat i sëmurë me ethe të rënda dhe partizanët nuk e bartnin dot.
Qëndrimi në gjyq i Musine Kokalarit qe mbresëlënës. Ajo deklaroi:

“ Nuk kam nevojë që të jem komuniste për ta dashur vendin tim! Unë e dua vendin tim edhe pse nuk jam komuniste. Unë e dua progresin e tij. Edhe pse ju keni fituar luftën, edhe pse ju keni fituar zgjedhjet, ju nuk mund ti persekutoni ata që kanë mendime të ndryshme politike nga ato tuajat. Unë mendoj ndryshe nga ju, por unë e dua vendin tim. Ju po më dënoni për idetë e mia. Unë nuk kërkoj falje, sepse unë nuk kam bërë asnjë faj!” (17)

Vajza kaloi 18 vite nëpër burgje. Pas lirimit u internua në Reshën, ku do të plakej duke punuar si fshesare rrugësh. Jetoi atje, e vetme dhe e refuzuar nga komuniteti, por shumë krenare, derisa vdiq nga kanceri në vitin 1983. Në ditët e lëngimit të rëndë Musine Kokalarit i ishte mohuar edhe ndihma mjekësore, çfarë e detyroi që një javë përpara vdekjes të shkruante në fletoren e saj të shënimeve:
“Njoha kulturën demokratike, njoha tragjedinë e përmbysjeve të mëdha revolucionare. Njoha një gjyq special. Njoha 18 vjet burg dhe 22 vjet internim me përplasje andej-këndej. Njoha punën e punëtorit me normë individe, njoha punën e krahut me normë kolektive në bujqësi e ndërtim. Njoha vetminë e vetëkërkuar, shoqërinë e rastit në burg dhe gjithë ndryshimet që pasojnë nga ky tërmet i pandërprerë për të konsoliduar diktaturën e proletariatit. Nganjëherë them me vete se nuk fitova gjë që mbeta gjallë. Kam 38 vjet që nuk e di ç´domethënë familje. Ndoshta do të ishte mirë të kisha mbyllur sytë njëherë e përgjithmonë. Kështu merrnin fund edhe vuajtjet, me gjithë gjendjen tragjike…”. (18)

Ditën e vdekjes operativi i Sigurimit të Shtetit për Rrëshenin thirri në zyrë fqinjin e saj, një i moshuar edhe ai i persekutuar: e porositi se, nëse ai ose dikush tjetër do të merrnin pjesë në varrim, do të arrestoheshin. Ajo u përcoll e vetme: pas karrocës me arkivolin e saj ecnin vetëm dy varrmihësit e “shërbimeve komunale”.
Pas viteve 1990 raporti i Hoxhës me Musine Kokalarin dhe ndëshkimi i saj janë diskutuar shumë. Është shkruar madje qe ajo të ketë refuzuar një propozim për martesë të Hoxhës ose që të jetë tallur me të, por janë tregime që nuk ngjajnë bindëse. Më befasues është fakti që, pas vitit 1991, është zbuluar në AQSh një letërkëmbim mjaft intensiv midis Musine Kokalarit dhe Enver Hoxhës. Letrat u takojnë fundit të viteve ’30, kur ajo ishte studente në Romë dhe ai mësimdhënëse në Korçë. Duket letërkëmbim shumë i zakonshëm, fort dashamirës, ku Hoxha e përgëzon për shkrimet e saj në shtypin e kohës. Letra e fundit daton në vitin 1939 dhe duket qartë se Hoxha dhe Kokalari janë edhe kushërinj të largët. Por qëndrimi i Hoxhës ndaj saj bëhet edhe më i pakuptueshëm po t’i referohesh një të dhëne tjetër. Tregohet se më 1960, kur një ndihmës i tij e ka njoftuar se PEN Club International kishte kërkuar zyrtarisht lirimin e saj, duke e futur në listën e 30 shkrimtarëve të burgosur nga diktaturat në botë, përgjigja e tij të ketë qenë vetëm: “Ende gjallë rrospia?!”

Marre nga libri “Enver Hoxha” i Blendi Fevziu

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar4 minuta më herët

Jorida Tabaku, ja si ma vodhi zemrën bashkëshorti, shoku im më i mirë

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka mbajtur gjithmonë një profil të ulët të jetës së saj private, ku është kujdesur...

Mix1 ditë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix1 ditë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix1 ditë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar1 ditë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar1 ditë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix1 ditë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Facebook