Lidhu me ne

Temporal

Protestoj sepse…

Nga Flutura Açka

Vendi më i errët në Ferr, u takon atyre që ruajnë neutralitetin në kohë krizash morale. Ndaj unë protestoj… si detyrë dhe si e drejta ime si qytetare, më 18 shkurt, dhe çdo ditë, sepse:

1. Nuk mund të pranoj që pas 25 vitesh demokraci, portretet e diktatorit shfaqen në mitingjet politike qeveritare, ende pa u kërkuar një ndjesë e thjeshtë për krimet dhe shfarosjen, burgosjen, dënimin dhe përdhunimin e mijëra njerëve nën një nga regjimet më të tmerrshëm mbi këtë dhé. Nuk mund të pranoj që faqet e parat ë gazetave ende hapen me intervistat e eksponentëve të diktaurës. Nuk mund të pranoj që media ende ka ekrane për cinizmin e së vesë së diktatorit.

2. Nuk mund të pranoj që në krye të shtetit tim të jenë narkopolitikanë, që e kanë kthyer Atdheun tim në hambar kanabisi, në qoshe të ndryrë të Europës ku strehohet dhe trafikohet drogë, në triller më të tmerrshëm të vjedhjeve të bankave, të bastisjes së aeroporteve, të vrasjeve të bankierëve dhe çerdhe kriminelësh, mes tyre edhe shpesh të veshur me pushtet.

3. Nuk mund të pranoj dhunën ndaj njeriut të thjeshtë që shet në rrugë, fermerit që i sekuestrohen perimet, njerëz të varfër e të ndershëm që përpiqen të nxjerrin bukën e gojës, kur e di me emër dhe mbiemër se cili ministër ka porositur 50 kostume pesëmijëeuroshe vetëm për veten e tij.

4. Nuk mund të pranoj që të shkatërrohet historia e Atdheut tim, siç po ndodh këto ditë në Durrës, i kërcënuar tashmë jo vetëm nga betoni i shtruar dhe montuar nëpër pallate të shëmtuara, por edhe ngrihet si kupola e strehë në emrin e projekteve kinse urbane. Shqipëria me diell pafund dhe e bukura e dheut nuk ka nevojë për kasketa betoni, siç duan të bëjnë njerëzit e paditur dhe shallvarexhinjtë turkoshakë që na drejtojnë. Nuk mund të pranoj që qytetet janë kthyer në fjetore, dhe fshatrat shqiptare tek e humbin identitetin duke u kthyer në qyteza. Nuk mund të pranoj një Shqipëri të tillë pa identitet.

5. Nuk mund të pranoj të shkatërrohet dhe të kthehet në kodër sheshi më i rëndësishëm i kryeqytetit tim, duke groposur miliona euro, pa menduar se para së gjithash, këta njerëz kanë nevojë për një shërbim publik transporti dinjitoz, kanë nevojë për çerdhe (dhe jo bojatisje çerdhesh), ka nevojë për bibliotekën e qytetit dhe një Bibliotekë Kombëtare dinjitoze, kanë nevojë për kinema të reja, për klinika mjekësore të reja, parqe të rinj, për trotuarë, për puseta, ujë e drita si qyetarë të dinjitetshëm.

6. Nuk mund të pranoj që në mënyrën më kriminale farmacive të Atdheut tim shiten shpesh barna të skaduara dhe të pakontrolluara, që në spitalet publike shqiptare edhe për shërbimin më të thjeshtë, madje edhe për të të pastruar nën shtrat, duhet të paguash, që edhe të parkosh në një parkim publik të spitaleve (falas), duhe të paguash, që edhe barnat e tua falas si pacient, duhet t’i blesh vetë nga jashtë spitalit.

7. Nuk mund të pranoj, që si kurrë në historinë shqiptare, dekrarime raciste të artikuluara nga eksponentë të lartë shtetërorë, janë bërë aq të shpeshta dhe aq hapur kundër një pjese të shqiptarëve, termat e përçarjes mes shqiptarëve në gegë e toskë, termat „çun tirone“ e „tosk i madh“, leqendisje e hargalisje publike ndaj qytetarëve të thjeshtë e që „të epërmve“ me pushtetu duken nën klasin me të cilën begenis të debatojë poltika, shpërvjelja e qytetarit të thjeshtë dhe tallja publike – kategori etike të papranueshme dhe të neveritshme për mua.

8. Nuk mund të pranoj që media shqiptare, e cila ka rolin më të madh në këta njëzet e pesë vite në shërbim të fjalës së lirë, është tani një e burgosur kombëtare, e shitur në të shumtën e saj si kurrë më parë ndaj pushtetit, kërcënimet, hedhjen në rrugë, denigrimin dhe intimidimin e gazetarëve të thjeshtë, kësaj armate dhe këtij pushteti në shërbim të publikut. Akuzoj censurën e gjallësuar dhe e ushqyer viteve të fundit, si kurrë më parë, si një dëshmitare personale dhe viktimë e saj.

9. Nuk mund të pranoj një administratë shtetërore të shpërfilluar, të ndarë politikisht, të përdorur dhe të keqpërdorur, të kërcënuar dhe të kthyer në shërbëtorë të politikës intelektualë të keqpaguar dhe të harruar, institucione që i shërbejnë artit, historisë, kulturës, edukimit të keqpaguar dhe të shpërfilluar nga politika dhe politikat shtetërore.

10. Nuk mund të pranoj që Opozita, e sotme, e djeshme dhe e nesërme, që përfaqëson në çdo kohë interesat e qytetarëve të thjeshtë, të jetë inaktive, të bëjë kinse protesta, të bëjë kompromise (si dukshëm një pjesë e deputetëve të opozitës së sotme, të cilët nuk kanë folur ende asnjë fjalë në Parlament) dhe të mos e ngrejë me protesta paqësore zërin dhe shqetësimin e qytetarëve, për çka edhe është votuar, qoftë edhe në minorancë.

flutura-acka

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kioske16 orë më herët

“Luftën po e kërkon Europa, jo Rusia” – Viktor Orbán

Atmosfera e krijuar në Europë, sipas kryeministrit hungarez, i ngjan asaj të para Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore....

Mix16 orë më herët

Honor Magic V Flip: smartphone i ri i palosshëm me bateri 4,500 mAh

Disa imazhe të smartfonit të ri të palosshëm Honor kanë rrjedhur në internet, si dhe disa detaje mbresëlënëse rreth baterisë...

Mix16 orë më herët

Apple dhe Samsung monopolizojnë renditjen e smartfonëve më të shitur. Zbuloni top 10-shen

Sipas të dhënave të fundit nga Counterpoint Research, Apple dhe Samsung mbajtën një kontroll të fortë në tregun global të...

Mix16 orë më herët

Njihuni me simptomat e kancerit të mushkërive!

Kanceri i mushkërive është një nga sëmundjet më serioze dhe të rrezikshme që prekin njerëzit në mbarë botën. Njohja dhe...

Aktualitet16 orë më herët

Dashamir Shehi ndahet nga Berisha e Basha: S’e kanë vrarë mendjen fare për hallet e qytetarëve!

I zhgënjyer nga aleatët tradicionalë të opozitës kreu i LZHK Dashamir Shehi, është bashkuar me Ekrem Spahinë, kryetarin e Partisë...

Kryesore16 orë më herët

Ku e sheh veten pas 20 vitesh? Rama: Katunar pa pretendime dhe i padukshëm

Kryeministri Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim” ku kishte të ftuar këngëtarin Alban Skënderaj, ka treguar pas 2 dekadash...

Mix16 orë më herët

Lady Gaga zbulon nëse do të ketë një vazhdim të “Telephone”

Lady Gaga dhe Beyoncé mund të mos kenë publikuar një vazhdim të “Telephone” në Cowboy Carter, por një bashkëpunim tjetër...

Mix17 orë më herët

Oriola Marashi publikon foto nga palestra, “çmend” rrjetin me linjat trupore

Oriola Marashi vazhdon të jetë njëra ndër modelet më të komentuara shqiptare. Pozat e saj provokative nuk mungojnë thuajse për...

Kioske2 ditë më herët

Portret në Le Figaro Magazine/ Enigma e Mira Muratit

” Gruaja në hije që ndriçon inteligjencën artificiale”, kështu e ka titulluar shkrimin për Mira Muratin që Lapsi. Al po...

Mix2 ditë më herët

5 zakone që të bëjnë nervoz pa e kuptuar

Hulumtimet tregojnë se truri ynë është i fokusuar në gjërat negative. Ironikisht, disa nga mekanizmat e përballimit që përdorim për...

Facebook