Lidhu me ne

Kryesore

10 qytetet që 50 vjet më parë nuk kanë ekzistuar

10 qytetet që 50 vjet më parë nuk kanë ekzistuar

Që nga rënia e Murit të Berlinit, bashkimet dhe ndarjet e territoreve e kanë bërë rrëmujë atlasin e botës pothuajse për çdo vit. Po, cilat janë qytetet që 50 vjet më parë nuk kanë ekzistuar fare dhe vetëm dy ose tre breza më vonë janë shndërruar në qendra të mëdha të populluara dhe hallka të rëndësishme të rritjes ekonomike.

10. Incheon, Korea e Jugut

qyteti 10 incheon

Ky qytet që gjendet vetëm ca mile nga kufiri me Korenë e Veriut ka një popullsi prej gati 3 milionë banorësh dhe është qyteti i tretë më i madh në Korenë e Jugut. Në vitin 1994, qeveria e këtij vendi vendosi të ndërmerrte një plan të guximshëm dhe ta ndërtonte në brigjet e Incheonit, qytetin më të madh teknologjik në botë. Ndërtimi i këtij qyteti, kostoja e të cilit parashihet të arrijë në rreth 50 miliardë dollarë, parashihet të përfundojë në vitin 2020.

9. Qyteti Ekonomik i Mbreti Abdullah, Arabi Saudite

061018_KAEC_Crystal Renderings.indd

Vizioni i Mbretit Abdullah është që në të ardhmen të ketë një qytet në Detin e Kuq, rreth një orë larg nga qyteti saudit, Jeddah. Kostoja e ndërtimit të këtij qyteti ultra-modern, me kapacitet prej 2 milionë banorësh, llogaritet të arrijë shumën prej 100 miliardë dollarësh. Punimet e ndërtimit parashihet të përfundojnë  në vitin 2020.

8. Iqaluit, Nunavut, Kanadë

Scenic view of Iqaluit, Nunavut

Në vitin 1971, Gjiri Frobisher u shpall zyrtarisht vendbanim në Territoret Veriperendimore të Kanadasë. Kërkesa e rreth 2.000 Inuitëve autokton që një territori në bregdetin jugor të Ishullit Baffin, në jug të Rrethit Arktik të jetë i gjithi i tyre u realizua në vitin 1999, kur zyrtarisht u ndanë  nga Territoret Veriperendimore duke u bërë kështu territori i Nunavut.

Dy vjet më vonë, Iqaluit zyrtarisht u shpall qytet dhe kryeqytetet i territorit të ri.

Ndonëse në 10 vitet e fundit, popullsia e tij mezi ka arritur të numëroj rreth 7.000 banorë, Iqaluit është një kryeqytet që qeverisë një territor prej 1.207.008 km katrorë, sipërfaqe kjo që është më e madhe se shteti i Alaskës.

7. Sandouping, Kinë

qyteti 7 Sandouping

Deri në vitin 1984, zona përreth Sandouping ka qenë e njohur si fshati Huangnupu. Qeveria kineze e krijoi këtë qytet për 40.000 punëtorët e angazhuar në ndërtimin e centralit më të madh në botë për prodhimin e energjisë elektrike, të njohur si Diga e Tre Grykave. 35.000 banorë ende e quajnë Sandouping shtëpi të tyre.

6. Putrajaya, Malajzi

qyteti 6 Sandouping

Me një popullsi prej pak më shumë se 1.5 milion banorë, Kuala Lumpur është kryeqyteti federal i Malajzisë. Për shkak të mbipopullimit, në vitin 1995 qeveria e këtij vendi filloi ndërtimin e qytetit të ri, Putrajaya me synimin që ai të shërbejë si qendër federale administrative e vendit.

I ndodhur rreth 15 minuta në jug të Kuala Lumpurit, ky qytet me një sistem ultra-modern të transportit, aktualisht numëron rreth 65.000 banorë.

5. Astana, Kazakistan

qyteti 5a Astana

Kazakistani e ka shpallur pavarësinë nga ish-Bashkimi Sovjetik në vitin 1991. Katër vjet më vonë qeveria kazake e shpalli kryeqytet, qytetin historik të Tselinogradit, të riemëruar Astana (deri në këtë vit kryeqytet ishte Almaty).

Nga koha kur u shpall kryeqytet, popullsia e Astanas është rritur nga 250.000 në 700.000 banorë.

4. Abuja, Nigeri

qyteti 4 Abuja

Nigeria e ka shpallur pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 1960. Në vitet 1970-ta, fraksione të shumta kulturore të këtij vendi ishin pajtuar për ndërtimin e një kryeqytet  të ri në qendër të Nigerisë.

Pas dhjetë vitesh pune, më 1991 Abuja u shpall kryeqytet në të cilin pas pak më shumë se 20 vjetësh numri i popullsisë arriti në një milion.

Nigeria aktualisht  zë vendin e shtatë në botë për nga numri i popullsisë, ndërsa sipas disa ekspertëve deri në vitin 2050 pritet që ajo të ngritet në vendin e tretë.

3. Doha, Katar

qyteti 3  Doha

Katari ka shpallur pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 1971. Doha u emërua komunë në vete në vitin 1963 dhe që nga ajo kohë  është rritur në atë masë sa që aktualisht numëron një milion banorë.

Ky qytet ekonomikisht i fuqishëm falë rezervave të mëdha të naftës dhe gazit natyror, ia ka dalë që t’i bind zyrtarët e FIFA-s që ta shpallin nikoqir të Kampionatit  Botëoror të Futbollit në vitin 2022, megjithëse gjendet në shkretëtirë, ku temperatura mesatare nga maji deri në shtator është mbi 37.7 gradë celsius.

2. Navi Mumbai, Indi

qyteti 2 Navi Mumbai

Qyteti i Mumbait, formalisht Bombei, ka një popullsi prej mbi 12 milionë banorësh. Duke qenë një ishull në bregdetin Indian, Mumbai ka arritur në kufijtë e tij fizik në vitin 1972, ndërsa fare pranë tij  në pjesën kontinentale është ngritur Navi Mumbai, i cili është komuniteti më i madh i planifikuar në botë.

Për 40 vjet, numri i banorëve në  këtë qytet, që vazhdon të zgjerohet edhe më tej në pjesën kontinentale, ka arritur në 1.2 milion.

1. Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe

qyteti 1 Dubai

Dubai e ka shpallur pavarësinë nga Britania e Madhe në vitin 1971 dhe ka qenë pjesë e grupit që ka formuar Emiratet e Bashkuara Arabe. Në një periudhë prej 40 vjetësh, popullsia u tij është rritur nga disa  mijë në mbi 1.5 milion banorë. Me qëllim të zgjerimit të tij, në  15 vitet e fundit në këtë qytet janë ndërtuar ishuj artificial me tokën e bonifikuar nga Gjiri Persik.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Donald Trump e pranon: Kam dalë në publik me fjalim të përgatitur nga Inteligjenca Artificiale, ishte shumë i mirë

Donald Trump ka treguar se një fjalim që ka mbajtur gjatë kohës që ka qenë president, e ka riprodhuar nëpërmjet...

Mix2 ditë më herët

Vila ku kanë jetuar Joe Biden, Barack Obama dhe Bill Clinton del në shitje, pamjet madhështore

Ka prona që mishërojnë histori, si për shembull vila në Georgetown, Washington, e ndërtuar rreth vitit 1891, ku kanë jetuar...

Mix2 ditë më herët

Jessica Alba tregon sekretin për një martesë të lumtur

Pas 16 vjetësh martesë, Jessica Alba ka mësuar një ose dy gjëra si të mbajë gjallë marrëdhënien dhe harmoninë me...

Mix2 ditë më herët

George dhe Amal Clooney po shkojnë drejt divorcit?

Martesa e George dhe Amal Clooney po merr fund? Burimet raportojnë se aktori 63-vjeçar dhe Amal Clooney janë nën presion...

Mix2 ditë më herët

Nisur nga Pamela Anderson: Pse duhet t’i flasësh vetes para pasqyrës?

GETTY IMAGES Pamela Anderson ka publikuar librin e saj me kujtime “Love, Pamela” dhe dokumentarin në Netflix “Pamela, A Love...

Mix3 ditë më herët

Fruti më i mirë që ju ndihmon të keni një bark të sheshtë!

Përpjekja për të humbur peshë mund të jetë një udhëtim i vështirë, veçanërisht nëse po përpiqeni të hiqni dorë nga...

Mix3 ditë më herët

Ariana Grande “bën paqe” me Scooter Braun?

Ariana Grande do të vazhdojë të punojë me Scooter Braun dhe kompaninë e tij  Hybe – më pak se një...

Mix3 ditë më herët

Bebe Rexha shpërthen kundër G-Eazy: “Dështak mosmirënjohës”

Bebe Rexha ka shpërthyer kundër ish-bashkëpunëtorit të saj në hitin “Me, Myself & I”, G-Eazy, duke e quajtur “dështak mosmirënjohës”....

Mix3 ditë më herët

Nicole Kidman konfirmon vazhdimin e “Practical Magic”

Nicole Kidman konfirmoi zyrtarisht se ajo dhe Sandra Bullock po kthehen për një vazhdim të “Practical Magic”. Aktorja e “Big...

Mix3 ditë më herët

Kate Middelton njofton daljen e parë publike pas diagnostifikimit me kancer: Po bëj përparim me kurimin e sëmundjes

Pas diagnostifikimit me kancer disa muaj me pare, Princesha e Uellsit, Kate Middelton, njoftoi sot se po “përparon” në rrugën...

Facebook