Lidhu me ne

Aktualitet

Dëshmia, si droga po skllavëron njerëzit e varfër

Dëshmia, si droga po skllavëron njerëzit e varfër

Kultivimi i kanabisit përvese është një krim shkakton dhe probleme të rënda sociale. Për herë të parë dikush ka dëshmuar konkretisht skllavërinë që sjell  kultivimi i drogës. Klodian Ferko nga Fieri, një njeri i varfër që mundohet ta mbajë familjen me punë në ndërtim, ka dëshmuar, përpara kryeministrisë, përjetimin e tij. Ai tregoi se shumë shokë përfunduan në burg ndërkohë që ai vendosi ndryshe, mendoi për të ardhmen e fëmijës.

“Shokët e mi lamë punën në ndërtim dhe shkuan drejt maleve për të mbjellë drogë. Dhe mua mu ofrua kjo punë. Por çfarë ndodhi: ata u zhgënyen aq shumë dhe më vjen keq për ta. Disa përfunduan në burg. Unë nuk e pranova dhe nuk kam ndërmend ta pranoj. Sepse fëmija im dua që të rritet i ndershëm, me edukatë, me moral të lartë. Nuk dua që nesër pasnesër të thonë që ai fëmijë e ka babain drogmen.”

Klodian Ferko shpjegon dhe arsyen pse iu bashkangjit protestës së opozitës.

“Nuk kam besim tek Policia e Shtetit prandaj e denoncoj këtë në mënyrë publike, që ta ndalojmë sëbashku. Fëmija im ku do të rritet nesër? Nuk dua që fëmija im të jetë viktimë e këtij fenomeni të drogës. Dua që të rritet në mënyrë të ndershme”.

Klodian Ferko dhe shokët e tij nuk janë të vetmit që merren me kultivimin e kanabisit. Historia e tij konkrete dëshmon se si po skllavërohen njerëzit e varfër nga kanabisi çdo ditë e më shumë.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore3 ditë më herët

Ky është çasti z. Kryeministër

Elson Bajrakurtaj Më 26 mars 2012, në London School of Economics, unë isha student dhe ju ishit lideri i opozitës....

Kryesore4 javë më herët

Të jesh shqiptar…..

Nga Besnik Rama Të jesh shqiptar është krenari.Të jesh nga Kosova është histori.Të kujtosh UÇK-në është të kujtosh një nga...

Radar3 muaj më herët

Figura të njohura të komunitetit çam mbështesin riorganizimin e Shoqatës Patriotike Çamëria

Në këtë aktivitet të rëndësishëm spikati prania e biznesmenit të njohur Lutfi Nuriu, ish-deputetit të PDI-së Dashamir Tahiri, ish-deputeti dhe...

Kryesore5 muaj më herët

Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin.

Bilbil Beqiri Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin. Të kritikosh protestën në këtë moment duket pothuajse...

Kryesore7 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore10 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore11 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike11 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar11 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore12 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Facebook