Kanë çelur kumbullat e kuqe tek Rruga e Kavajës dhe e kanë spërkatur të gjithën me rozë. Kush nuk ka bërë ndonjëherë foto poshtë tunelit të luleve? E kush nuk vazhdon të bëjë çdo pranverë? Ja ku i kemi edhe ca personazhe të njohur që nuk i kanë rezistuar dot. Le të vazhdojë dimër e shi nëpër Tiranë. Tek rruga e Kavajës është pranverë e plotë
Sevim Arbana

Aktivistja e të drejtave të grave e hodhi ndër të parat foton tek rruga me kumbulla të kuqe. Që në 28 shkurt, kur sythet ende nuk ishin hapur mirë. Ku të rezistonte?
Orgesa Zaimi

Fotoja e Orgesës, si nga kopshtet japoneze të qershive, është shkrepur nga dora e vajzës së saj, Borës. Shumë arsye për të buzeqëshur e për ta pasur një foto si kjo.
Irma Libohova

Aq të bukura sa janë, aq edhe zhduken shpejt lulet e kumbullave të kuqe. Irma i ka kapur në kohë, për të pasur edhe ajo foton e parë të pranverës, aty ku ka ardhur me gjithë mend, te Rruga e Kavajës.


Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu