Lidhu me ne

Aktualitet

Rama i jep ‘Ramës’ lojërat e fatit

rama
Përmes një koncesioni abuziv, Edi Rama i ka dhënë vëllait të tij Olsi Rama marrjen nën kontroll të aktivitetit të lojërave të fatit, me qëllim pastrimin e parave të pista.
Ish-kryeministri, Sali Berisha me anë të një shënimi në Facebook, shkruan se dokumentat zyrtarë faktojnë se ai këtë kanal të larjes së parave të zeza ia besoi vëllait të tij, Olsi Rama.
Sipas ish-kryeministrit, kjo u bë, në shkelje të çdo ligji mbi prokurimet dhe konfliktin e interesit.
Edvin Kristaq Bixhozi ia beson vëlla Olsit lojërat e larjes së parave të tij të pista! Të dashur miq, këto ditë Edvin Kristaq Bixhozi arriti të shtjerë përfundimisht në dorë lojërat e fatit në mbarë Shqipërinë. Dokumentet zyrtare faktojnë se ai këtë kanal të larjes së parave të zeza ia besoi vëllait të tij, trafikantit të kokainës Olsi Rama. Kjo u bë në shkelje të çdo ligji mbi prokurimet dhe konfliktin e interesit. Kështu tani pas emërimit të bashkëshortes zj. Linda Ramës në drejtimin e bankës familjare të regjistruar off shore si kanal i larjes së parave të vjedhura, ryshfeteve dhe drogës nga familja Rama, tani ata vendosën në kontrollin e tyre të plotë kanalin tjetër për larjen e parave të pista”, shkruan Berisha në postimin e tij.
Më tej, Berisha ka postuar analizën e një eksperti të bazuar në dokumente që dëshmojnë se si Rama i besoi në kundërshtim me çdo ligj kompanisë të vëlla Olsit kontrollin e lojërave të fatit dhe dokumentet përkatëse. Sipas sqarimit të bërë nga eksperti, “Shoqëria fituese, do të ndërtojë dhe mirëmbajë këtë sistem.
Çdo subjekt i lojërave të fatit do të paguajë një fee (faturë) për çdo pajisje, fee, e cila do të përfitohet nga koncesionari, për investimin dhe mirëmbajtjen e kryer nga ai. Pavarësisht se emërtimi, nuk është i tillë, kjo kontratë ka shumë elementë të njëjtë me atë të koncesionit. Përmbledhje mbi procedurën përzgjedhëse të operatorit që do të ndërtojë sistemin e Monitorimit të Lojërave të Fatit Online”.
Më tej sqarohet se, “në dhjetor të 2015, pas shumë shtyrjesh u miratua Ligji i ri ‘Për lojërat e fatit’. Në nenin 48/2 të tij parashikohet se Këshilli i Ministrave përcakton mënyrën dhe kriteret e përzgjedhjes së operatorit që do të ndërtojë sistemin qendror të monitorimit online, autoritetin përgjegjës që do të kryejë procedurat e përzgjedhjes, si dhe tarifën e mirëmbajtjes së Sistemit Qendror të Monitorimit Online që duhet të paguajnë shoqëritë e licencuara”.
Në bazë të kësaj dispozite, me VKM nr. 647, datë 14.09.2016, u përcaktuan kriteret e përzgjedhjes së operatorit që të do të ndërtojë sistemin e monitorimit, si dhe Ministria e Financave, si autoriteti përgjegjës për zhvillimin e procedurës përzgjedhëse. Eksperti citon se, “Ministria e Financës shpalli procedurën përzgjedhëse për t’u zhvilluar në datë 12.01.2017, datë e cila e shty për më 23.01.2017.
Nga ana tjetër, Endri Meksi, ortak i shoqërisë “PEGASUS COMMUNICATIONS” shpk, e regjistruar më 20.05.2014, me ortakë Olsi Ramën (35%) dhe Endri Meksin (35%) dhe Amant Josifin (30%), në datën 17.01.2017 (pra pak ditë para hapjes së ofertave) ia shet pjesën e tij (35%) një të treti dhe mbetet vetëm administrator, së bashku me Olsi Ramën, në këtë shoqëri”. “Në garë morën pjesë vetëm dy JV (joint ventures):
  1. Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Admiral Sportwetten” GmbH & “ATSI Spolka Akcyjna” & “MC Networking” shpk (fituesi)
  2. Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Qualysoft” GmbH & “Comtrade” d.o.o & “Starsat International” shpk & “Communication Progress” shpk.
Shoqëria shqiptare e JV fitues, “MC Networking” shpk, zotërohet 100% nga Endri Meksi, formalisht ish-ortaku dhe bashkë-administratori me Olsi Ramën tek shoqëria PEGASUS COMMUNICATIONS shpk”, thuhet më tej në sqarimin e ekspertit.

2 fee1 fee

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtoni në dietën tuaj

Foto ilustruese Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit. Duke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në...

Mix2 orë më herët

Justin Bieber dhe Hailey presin një bebe

Justin Bieber do bëhet baba! Me një set fotosh, ku Justin zgjodhi të ishte fotografi i Hailey, çifti dha lajmin...

Mix2 orë më herët

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hiqni dorë nga kafeja

Edhe pse konsumimi i moderuar i kafesë është një gjë shumë e mirë për shëndetin tonë, ndonjëherë disa njerëz duan...

Radar2 orë më herët

VIDEO: Ilir Meta pa koment

Në Skoci, Selltik është shpallur kampion në futboll pasi fitoi në derbi ndaj Rejnxhërs. Në Tiranë ndërkohë, një ultras i...

Sport3 ditë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix3 ditë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix3 ditë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix3 ditë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix3 ditë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix3 ditë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Facebook