Lidhu me ne

Kryesore

7 prej gabimeve më të shpeshta në komunikim  

Janë të shumtë ata që mendojnë se janë të mirë në komunikim, por janë po ata që shpeshherë bien pre e disa gabimeve, të cilat shkaktojnë irritim shumë të madh tek të tjerët. Por këtu s’ka asgjë për t’u shqetësuar, sepse ato janë të gjitha gabime që janë lehtësisht të përmirësueshme.
Ja 7 të parat të cilat mund t’i përmirësoni:
1. Vetëm të flisni dhe të mos dëgjoni fare
Një prej elementeve më të rëndësishme të një bashëkbisedimi është të jesh një dëgjues i mirë. Një prej mënyrave më të mira për ta përmirësuar këtë fakt është të bëheni një dëgjues aktiv. Pyetjet mbi atë çka po dëgjoni janë një mënyrë mjaft e mirë për të qenë gjithmonë të përqendruar në bisedë. Jo vetëm pyetjet, por edhe komentet dhe mendimet tuaja mbi atë temë që jeni duke diskutuar e bëjnë tjetrin të kuptojë që ju jeni të përqendruar dhe po e dëgjoni atë me shumë vëmendje. Ju duhet të mësoni të dëgjoni në radhë të parë dhe pastaj të nisni bashkëbisedimin.
2. Breshëri pyetjesh
Nëse ju filloni dhe nuk dini të pushoni  duke e bombarduar bashkëbiseduesin tuaj me breshëri pyetjesh, edhe nëse ato mund të ishin me interes në fillim, ato mund të kthehen në irrituese. Përmirësojeni bashkëbisedimin duke bërë pushime të shkurtra, duke e dëgjuar edhe tjetrin dhe t’i jepni edhe atij mundësinë për t’u shprehur ashtu siç doni të bëni edhe ju.
3. Të flisni pa pushim
Shpeshherë nervozizmi ju krijon vështirësi në të shprehur, prandaj në situata të cilat jeni nervozë këshillohet që të mos flisni shumë, sepse do të përfundoni duke e acaruar bashkëbiseduesin tuaj. Në këto raste këshillohet që të bëni parapërgatitje dhe të tregoheni sa më të saktë. Parapërgatitja do t’ju rrisë besimin në vetvete gjë që pastaj do të reflektohet edhe gjatë bashkëbisedimit.
4. Ju dhe vetëm ju
Mundohuni që të mos e dominoni bisedën me argumentet tuaja apo me pyetjet tuaja të shpeshta sepse do të përfundoni duke bërë monolog më veten. Jepini tjetrit hapësirat që merrni edhe për vete.
5. Mungesë besimi
Një ndër gjërat më të rëndësishme në bashkëbisedim është që ju të parët duhet t’i besoni të gjitha atyre që thoni. Vetëm në këtë mënyrë ju mund të tërhiqni vëmendjen e bashkëbiseduesit sepse nëse as ju vetë nuk i bësoni ato çka do të thoni, bashkëbisedimi do të ishtë më mirë që të evitohej.
6. Të ndërhyni vazhdimisht
Një prej faktorë që çon në dështimin e një bashkëbisedimi është ndërhyrja e vazhdueshme e njërës palë, e cila në të shumtën e rasteve është fare e pavend.
7. Të flsini shumë shpejt
Mund të ndodhë që kur ju jeni të gëzuar apo edhe nervozë t’ju krijohen vështirësi në të shprehur sepse emocionet bëjnë të vetën. Nëse doni ta përmirësoni një situatë të tillë, këshillohet që të merrni frymë thellë dhe të mundoheni të thoni vetëm gjërat më të rëndësishme dhe mos harroni të ndaloni nga njëra fjali në tjetrën, gjë kjo që i thekson edhe më shumë ato çka do të thoni.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix15 orë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar15 orë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar15 orë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet15 orë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix16 orë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore16 orë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore1 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix1 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix1 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix1 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook