Lidhu me ne

Temporal

Leku im

Edison Ypi
Kafexhiu, dyqanxhiu, servisi i makinës, kompania e energjisë, kompania telefonike, nëpunësi, të gjithë kanë rrethuar lekun tim si turqit Krujën duke më shndrruar mua në një Skënderbe me shpatë në dorë në mbrojtje të lekut tim. Lekun e madh nuk e gjen gjë. Leku i mesëm nuk ekziston. Të gjitha taksiratet i mban mbi kurriz leku i vogel, leku i pakët, leku im. Të gjithë merren me atë që s’e ha as qeni, me të vogëlthin lekun tim. Leku yt sipas meje dhe leku im sipas teje, janë gjithmonë tepër. Leku yt sipas teje dhe leku im sipas meje janë gjithmonë mangut. Kësaj s’kemi ç’i bëjmë as ti as unë, kjo kështu ka qënë e kështu do jetë. Por leku im dhe leku yt nuk janë të vetmit lek. Ekziston edhe një lek tjetër, leku që s’lë hajdut pa joshur dhe pusht pa mposhtur, leku publik. Në ndryshim nga leku im e leku yt që lëvizin me kujdesin më të madh brenda xhepit tim dhe xhepit tënd, leku publik është i vetmi lek pa xhep, i vetmi lek që vidhet kollaj, pa asnjë hezitim, pa asnjë teklif. Madje leku publik është i vetmi lek që falet. Po t’i kërkosh ndonjë lek ndonjë hajduti me post ose me biznes, nëse je me fat, kurrë nuk të japin lek nga leku i vet, por gjithmonë vetëm lek publik, lek taksash, lek bankash. Sa i shijshëm, i këndshëm, i kollajshëm për tu vjedhur, ai që do duhej të ishte i shenjtë dhe i paprekshëm, leku publik. Leku im, leku yt, leku publik, të gjithë lekët, i bashkon shprehja “qen i lekut”. Leku yt, leku i këtij e leku i atij, sillu e sillu, vidhu e vidhu, grabitu e xhvatu, të gjithë përfundojnë tek ai i përkohëshmi dhe i pavdekshmi, ai që edhe është edhe s’është, ai që edhe shpenzohet edhe kurrë nuk mbarohet, tek heroiku leku im. Duket sikur me këtë gjithçka qartësohet, mjegulla shpërndahet, por është iluzion sa kohë s’ka përgjigje për pyetjen; Si mund të vidhet leku publik pa i rënë më qafë lekut tim ?/Ypi.al
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook