
Kreu i LSI-së, Ilir Meta deklaroi se LSI afirmon koalicionin me Partinë Socialiste, por vendos theksin tek përmbushja e të gjitha garancive për pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje.
“LSI është e hapur të afirmojë për zgjedhjet e ardhshme koalicionin me Partinë Socialiste, bazuar në arritjet e deritanishme dhe reflektimi serioz për këtë koalicion. Nëse lidershipi i Partisë Socialiste nuk do të tregojë vullnet maksimal për zgjedhje të lira dhe dhënie garancish për opozitën, LSI jo vetëm nuk mund të jetë pjesë e një koalicioni të tillë, por as edhe e një farse elektorale të mundshme”- deklaroi Meta.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu