Agron Duka i PAA: Pershendes qendrimin e Ilir Metes
Në emër të Kryetarit të Partisë Agrare Ambientaliste dhe si përfaqësues i Opozitës, përshëndes qëndrimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe gjykojë se kjo deklaratë vërteton atë që PAA ka thënë vazhdimisht, ku dhe për të cilën i jemi drejtuar edhe me një letër zotit Meta me datën 20 shkurt 2017, shkruan Agron Duka ne deklaraten e tij per mediat.
Meta, vërtetoi edhe një herë, se qëndrimet që ne si opozitë e bashkuar kemi mbajtur këto 46 ditë, për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe garantimin e kushteve, mospërfshirjen e administratës në fushatë, për financimin kriminal dhe të paligjshëm të zgjedhjeve, heqjen dorë nga qëndrimet përjashtuese, intensifikimin e luftës kundër kanabisit.. etj janë të drejta dhe realiste, perfundon deklarata e kreut te PAA, Agron Duka.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu