Pas deklaratës së një nate më parë të kreut të Kuvendit, Ilir Meta se LSI nuk do të hyjë në zgjedhjet e 18 qershorit nëse opozita i bojkoton, vjen reagimi i kreut të Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu.
Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale Spahiu thotë se Rama do të largohet nga jeta politike të shtunën dhe se sipas tij është gati qeveria teknike e besimit kombëtar pa kriminelë.
“Të shtunēn i ndjeri Rama ndahet nga jeta politike. Nuk është dorheqje por shporrje. Gati qeveria teknike e besimit kombëtar pa kriminel” shkruan Spahiu.
Një natë më parë Meta nënvizoi se kryeministri Rama duhet të ulet me kreun e opozitës, Basha për t’i ofruar besim që opozita të hyjë në zgjedhjet e 18 qershorit.


Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu