Lidhu me ne

Aktualitet

Kriza politike – Çfarë po ndodh?

Sipas portalit Exit.al

Kriza politike –  Çfarë po ndodh?

Që prej 18 shkurtit, Partia Demokratike dhe aleatët e saj po protestojnë kundër qeverisjes së Kryeministrit Rama dhe kërkojnë formimin e qeverisë teknike, si e vetmja mundësi për të siguruar zgjedhje të lira e të ndershme.
Opozita nuk ka marrë pjesë në seancat parlamentare dhe nuk është regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme vendore në Kavajë. Gjithashtu, PD ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit nëse nuk formohet qeveria teknike.
Dje Zoti Basha theksoi vendosshmërinë për t’i shkuar deri në fund kauzës së nisur:
“Nga kjo betejë nuk tërhiqem pa i shkuar deri në fund vendimit që së bashku morëm, për qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme.”
Ndërkohë kryeministri Rama gjatë gjithë kësaj kohe i ka konsideruar kërkesat e PD-së jolegjitime. Ai është shprehur i vendosur për të zhvilluar zgjedhjet e 18 qershorit edhe sikur opozita të mos marrë pjesë.
22 mars, duke iu drejtuar deputeteve të PS-së, Zoti Rama u shpreh:
“Sikur askush të mos dojë të hyjë në zgjedhje, PS do hyjë në zgjedhje dhe do të marrë të 140 deputetët e Kuvendit.”
26 mars, Kryeministri Rama deklaroi:
“PD duhet ta harrojë qeverinë teknike dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve. As nuk bëhet fjalë që të humbasim kohë dhe energji në fushë betejën e improvizuar ku na thërret më kot Partia Demokratike.”
Ndërsa, më 2 prill në Asamblenë Kombëtare të PS-së, Zoti Rama u shpreh:
“S’është puna jonë dhe se kemi fare merakun se mund të mbetet vendi pa opozitë.”
Pas Asamblesë Kombëtare, në mbrëmjen e dy prillit, dy aleatët e koalicionit qeverisës Kryeministri Rama dhe Kreu i Kuvendit Meta, shoqëruar nga kryebashkiaku Veliaj dhe ministri i Drejtësisë Vasili darkuan së bashku. Në media u përfol se gjatë takimit ishte vendosur vazhdimi i koalicionit PS-LSI.
Por dje në mbrëmje, pas mbledhjes së Kryesisë së LSI-së, Zoti Meta, në një konferencë për shtyp, deklaroi:
“LSI vlerëson se vendi ka nevojë në mënyrë të veçantë për një qeveri të besimit për zgjedhje të gjithëpranuara.
LSI vendos të vërë në dispozicion të zgjidhjes së krizës politike në vend të gjitha mandatet e saj politike, që nga mandati i kryetarit të kuvendit, mandatet e ministrave si dhe të gjitha postet politike të përfaqësimit të saj. 
Nëse lidershipi i Partisë Socialiste nuk do të garantojë vullnet maksimal dhe dhënien e të gjitha garancive të mundshme për opozitën, që ajo të jetë pjesë e procesit zgjedhor, LSI jo vetëm nuk mund të jetë pjesë e një koalicioni të tillë, por as edhe një farse elektorale të mundshme.
LSI është e qartë që midis të majtës dhe të djathtës zgjedh të majtën, midis zgjedhjeve demokratike dhe farsës elektorale, zgjedh zgjedhjet demokratike.”
Pas deklaratës së Zotit Meta, priten reagime nga Kryeministri Rama nëse në vend do të zhvillohen zgjedhje me një parti të vetme apo nëse do të merren parasysh kërkesat e opozitës.

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore4 ditë më herët

Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin.

Bilbil Beqiri Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin. Të kritikosh protestën në këtë moment duket pothuajse...

Kryesore2 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore5 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore7 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike7 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar7 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore7 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar7 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar7 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal7 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Facebook