
Tarifa e shërbimit për përdorimin e aparateve radio-televizive ka çuar në buxhetin e shtetit vitin e kaluar mbi 1,3 miliardë lekë, shumë kjo e barabartë me 10 milionë euro. Kjo shumë e raportuar nga tatimet, rezulton të jetë 200 milionë lekë më e lartë se ajo e vitit 2015 me një rritje 18%.
Rendimenti në grumbullimin e tarifës është përmirësuar së fundmi edhe për shkak të rritjes së efektivitetit të grumbullimit të faturave të energjisë, pasi kjo tarifë grumbullohet nëpërmjet faturave të energjisë. Tarifa e paguar tradicionalisht nga shqiptarët shkon për financimin e veprimtarisë së televizionit publik, i njohur si TVSH.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu