Shumica në Shqipëri ende zgjedh Edi Ramën. Ndoshta për këtë arsye rivalët duan të bëjnë çmos të mos shkojnë në zgjedhje se prapë e dinë kë do zgjedhin, me sa tregon interesi në diferenca të mëdha në rrjetin social Facebook.
Edi Rama, Ilir Meta, Luzlim Basha ishin mbrëmjen e së enjtes në tre ekrane të ndryshme. Kryeministri në News 24 me gazetarin Ylli Rakipi, kreu i Kuvendit në Ora News me Dritan Hilën dhe kreu i PD-së në “Opinion” me Blendi Fevizun.
Veç atyre që ishin të mbërthyer pas ekraneve shumë të tjerë, debatet politike i kanë ndjekur nga rrjetet sociale e sidomos në Facebook, ku bëhet live stream. Rama i cili ka dhe televizionin e tij ERTV, në profilin në Facebook kishte rreth 5 k ndjekës (1 k- 1000 ndjekës).

Po ashtu po nga profili personal i Ramës, video ku është live në emision ka marrë mbi 1300 share. Madje në një moment të intervistës Rama i ka thënë gazetarit: Kujdes me pyetjet se më bie audienca e ERTV se audienca juaj është sekret.
Luzlim Basha në profilin e tij në Facebook, ku po jepej edhe në këtë rast emisionin kishte rreth 1.3 k ndjekës (1 k- 1000 ndjekës). Basha ka mbi 100 share në profilin e tij.

Kreu i LSI, Ilir Meta nuk ka profile në rrjetet sociale, ndaj të dhënat i kemi marrë nga faqja e Ora News në Facebook.



Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu