
Nëse në një ditë të zakonshme do ta shikoni moderatorin e “Zonë e lirë” Arian Çani me një veshje që nuk është e zezë, atëherë ky do jetë lajmi i ditës. E zeza është tashmë ngjyra që prej disa vitesh i rri për shtat “zonës” së Çanit dhe, si për inerci me të, në çdo dalje tjetër televizive, nuk eksperimenton dhe as provon ngjyrë tjetër veç besnikes së tij të përjetshme.
Por e dini pse ka zgjedhur të dalë gjithmonë në ekran vetëm me të zeza? E ka zbuluar mbrëmjen e sotme. Pas një lidhjeje direkte që Alketa Vejsiu vendosi me publikun që ndiqte live YFSF, një ndër pyetjet që lexoi ishte edhe ajo për anëtarin e jurisë: pse vishet gjithmonë me të zeza?


Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu