Lidhu me ne

Aktualitet

Ky sektori ynë është, i çimpekazuar

Mustafa Nano: Ky sektori ynë është, si të thuash, i çimpekazuar, mirëpo soji i Çim Pekës janë njerëz që nuk kanë të bëjnë me këtë lloj gazetarie. Janë off-side dhe nëse do më gjeje ndonje ditë duke lexuar Çim Pekën do isha i cmendur. Dije se jam i cmendur. Ka shumë si ky.

Related image

Mentor Nazarko: Një sekondë, Çim Peka njeh realitetin politik, ka një kohë të gjatë në shtyp, di kulisa, ka informacionin, natyrisht…ofron një perspektivë të njërit krah, por ka logjikë.
Mustafa Nano: Unë nuk e njoh sa logjikë ka, por ça më kap ndonjë gje veshi, që e shoh nëpër ekrane, por nuk duket se ka logjikë. Ose ka logjikë dhe i intereson të mos ketë logjikë. Nuk më duket ndonjë gjë elegante, ose ndonjë gjë që ka gjëra për të thënë. Ashtu si Çim Peka kushdo është. Merr një informacion minimal dhe bëj një shkrim të thjeshtë. Kërkoj ndjesë që përmenda dhe emrin madje. Por unë insistoj shumë te formimi, ndaj kthehem tek kreu i bisedës, sepse më kanë thënë dhe shumë djem e vajza që studiojnë apo kanë mbaruar gazetari: Çfarë na duhet për t’u bërë gazetarë të mirë? Gjëja e parë që duhet është të dish të shkruash. Nuk them të jesh gjeni, por të dish të shkruash normalisht. Të dish të formulosh një frazë në mos të bukur, të saktë. Pastaj gjëja e dytë e rëndësishme, është të kesh një formim të mirë politik. Nuk mjafton se çfarë thotë Basha apo tjetri. Ky është minimumi-ose një reporter në versionin minimal- ç’thotë Rama, Meta kur hanë drekën… Puna është të ndjekësh se çfarë bëhet në këtë botë.
Ilnisa Agolli: I druheni faktit se mos publiku e sheh si një luftë mes gazetarëve dhe analistëve këtë çështjen e botimit të librave?
Mustafa Nano: S’e di, nuk është se po hahemi për librat me njëri-tjetrin, ne po hahemi për gjëra të tjera. Unë jam shumë i gëzuar kur kolegët e mi bëjnë libra, edhe fakti që Fevziu boton libra, këtë librin e fundit nuk e kam lexuar, kam lexuar librin e Enver Hoxhës, nuk i kam lexuar ndonjë libër tjetër. Edhe libri i Enver Hoxhës m’u duk një libër i thjeshtë, ndërsa fama e librit është tjetër gjë. Fama vjen nga autori, nga teknikat e marketingut.
Ilnisa Agolli: Shumica e njerëzve janë bazikë edhe…
Mustafa Nano: Ok.
Ilnisa Agolli: …dhe mund ta shohim dhe si një luftë…
Mustafa Nano: Fevziu është më popullor se çdo shkrimtar në Ballkan ndoshta. Kupton? Good for him. Por problemi është që kjo nuk është, si të thuash, kjo është provë e suksesit nuk është provë e zotësisë. Zotësia matet me parametra të tjerë, duhet të jetë një audiencë e zgjedhur që mat zotësinë. Nuk është se po krijoj një klimë evulative midis meje dhe Fevziut. Por unë jam  shumë i gëzuar që Fevziu është pjesë e gazetarëve që shkruajnë libra dhe do të doja shumë që kolegët e mi të publikonin libra sa më shumë. Dhe meqë ra fjala, ti shkruan shumë mirë, ke një kronologji shumë të mirë, dhe do të doja që ti të shkruaje libra herë pas here.
Mentor Nazarko: Shiko, libri i Fevziut ose disa prej librave të Fevziut, s’e disa janë, megjithatë ofrojnë diçka që mungon. Cila është ajo gjë që mungon, që ky brezi i ri dhe kjo është edhe fija lidhëse e bisedës në këtë pjesë, në këtë 20 minutësh të parë, prodhon një libër si Enver Hoxha, i cili ua jep në mënyrë të thjeshtuar gjimnazistëve, brezit të ri, se çfarë ka ndodhur.
Për ne tingëllojnë ndoshta të vjetra, ato që shkruan Fevziu. Për një të huaj, se ai e ka përkthyer atë. Mundohu të vendosesh në pozitën e një lexuesi të huaj, që di gjëra bazike për Shqipërinë.
Mustafa Nano: Jo, jo,unë nuk po i bëj një vlerësim librit që ai ka bërë për Enver Hoxhën, unë nuk është se po i gjykoj atij bazën e argumenteve që bën ai.
Mentor Nazarko: Ti thua për argumenta të stilit, të koherencës…
Mustafa Nano: Po, po, është një libër i thjeshtë, nuk është se ka bërë çudi. Ka intervistuar ca njerëz e ka bërë një libër. Libri, sigurisht, është shumë i shitur dhe i sukseshëm.
Mentor Nazarko: Sigurisht, disa njerëz e kanë marrë për ta zbukuruar, për të bërë foto, selfie.
Mustafa Nano: Jo, ata edhe mund ta lexojnë, sepse Fevziu lexohet.
Mentor Nazarko: Paradoksalisht aty nuk ka një biografi të Enver Hoxhës.
Mustafa Nano: Jo, jo, është një libër shumë i dobishëm, unë po ballafaqoja namin e librit me librin vetë dhe mospërputhjen, kjo mospërputhje ekziston për të gjithë librat. Ka një libër që meriton audiencë botërore dhe mund të ketë audiencë shumë të vogël. Kështu që, ne jemi në një botë të tillë, unë e thashë që në  fillim. Sot gjërat maten me suksesin, mirëpo suksesi nuk ngrihet mbi vlerat, suksesi ngrihet me marketing, me hapësirën tënde televizive që mund të kesh, me famën që mund të kesh si personazh, ti mund ta kesh fituar këtë famë për arsye joletrare e artistike, që nuk kanë të bëjnë fare me penën, ça të të them, se ke një studio. Librat e Vespës, po marrim Vespën në Itali, që Fevziu e ka qejf shumë, dhe janë librat më të shitur. Unë i kam lexuar dhe librat e Vespës gjithashtu, janë librat më rrugaçë që ekzistojnë, rrugaçë, në kuptimin më banal. Janë libra banalë.
Mentor Nazarko: Janë libra të kronikës politike.
Mustafa Nano: Ok, pra, janë libra të dobishëm. Mirëpo s’mund ta quash shkrimtar Vespën.
Mentor Nazarko: Insistoj të ngelem te ai filli lidhës i bisedës në këtë moment, që është reflektim kritik për atë çka ne bëjmë. Edhe ashtu është. Po a jemi ne të dobishëm, abstragoj nga ne të dy, sepse ndoshta duke patur instrumente të kufizuara për të kuptuar realitetin politik dhe ekonomik, ne edhe nuk e ndihmojmë audiencën, për ta kuptuar mirë atë, për ta orientuar mirë për botën. Ka disa që na thonë, luftoni ju atje nëpër studio, ta heqim Ramën apo tjetrin, ndërkohë që ata kanë në dorë votën, kanë gjënë më të rëndësishme dhe ne ndoshta nuk e orientojmë drejt publikun, opinionin. Kjo është e para, dhe e dyta, jemi edhe alibi e mirë për politikën, e cila arrin të na dominojë me ato epërsitë që ka në informacion, në njohjen e realiteteve, po themi të transportit, të reformës në drejtësi, etj., etj. Ndoshta ne, as kategoria jonë ka ça të…/Konica.al
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix2 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix2 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix2 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix2 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix2 ditë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix2 ditë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix2 ditë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix2 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar2 ditë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook