Lidhu me ne

Temporal

I ngordhi qeni, o burra ta bëjmë lajm…prekës*

 

Mehmet Elezi

1.Një femre që herë pas here shfaqet nëpër ekrane – ani pse nuk i sjell ndonjë vlerë estetike ose intelektuale shikuesit shqiptar – i paska ngordhur qeni. Na vjen keq. Gjithsesi nuk di sa përbën lajm kjo ndodhi, të cilën një e përditshme e jep në faqe të parë me titull të dukshëm, duke paralajmëruar për fjalët “prekëse” të gruas.
Titujt me cilësorët “prekëse” e “tronditëse” janë aq të përhapur në shtypin tonë sa edhe titujt me “Ja e vërteta për”. Lexuesi i gjen çdo ditë me lopatë.
Varfëri gjuhësore.
Shkreti mendimi.
Shterrje fantazie.
Për pasojë, bjerrje e lexuesit. Lexuesi po na kthen shpinën, ta mbajmë duke e përlotur me zor, me histori “prekëse”.
Diçka si me lëngun e qepës që përdornin grupet amatore – dhe jo vetëm ato – kur roli e donte me derdhë lotë në skenë.
2.Puna është si me e afrue lexuesin e njëmendtë, pa për me e ftohë, e ftoh dhe e largon kur të duash.
E ftoh me errësimin e të vërtetës. Për llogari të pushtetit, të dreqit e të birit.
E ftoh me truket e zbrazëta në tituj. Gjithfarë flluskash, pa lajm brenda.
E ftoh me fotot e videot e shthurura. Gjithfarë skandalesh të kurrkushëve. Që prishin shijet. Që fyejnë vlerat. Që shkatërrojnë Njeriun.
Njerëzit, në përgjithësi shoqëria shqiptare, kanë probleme që dhembin. Cofin qen në kushte njerëzore dhe vdesin njerëz në kushte qenërore. Gazetarët – jo gazetashkruesit – janë misionarë. Njerëz me ideale.
Në filmin Një mijë herë natën e mirë, aktorja Zhuljetë Binosh (Juliette Binoche) është në rolin e Rebekës, fotoreportere lufte. Në një rast, kur nuk ia botojnë fotografitë nga masakrat në Kongo, ku gra e fëmijë e civilë të pafajshëm korren nga plumbat e theren si berret, ajo shpërthen: -Dikujt i intereson më shumë Paris Hiltoni, që paska dalë pa mbathje, se këto që na shohin sytë këtu!
Falë vendosmërisë së palëkundshme arrin me i botue fotografitë e saj të jashtëzakonshme. Ato tronditin dhe venë në lëvizje botën, me të vërtetën që pasqyrojnë. Për to ve në rrezik kryet dhe i bie vizë familjes, burrit dhe dy vajzave, të cilët i do më fort se veten.
Ku po shkon kështu ky “pushtet i katërt” i shoqërisë shqiptare?

“Gazeta55”

*Titulli i gazetës: Në gjuhën tonë të bukur: shqip/Pak lëng dhe pak Paris Hilton

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix8 orë më herët

Këto janë tre smartfonët më të mirë për të shkrepur foto natën

Këtu janë tre telefonat inteligjentë më të mirë për fotografitë gjatë natës, të disponueshëm aktualisht në treg. Më i miri...

Mix8 orë më herët

Samsung Galaxy Ring, ja sa mund të kushtojë

Një çmim midis 300 dhe 350 dollarë dhe një abonim mujor prej 10 dollarë. Ky do të ishte shpenzimi i...

Radar8 orë më herët

SPAK po i heton pasurinë? Noka: Kam vetëm një apartament dhe makinë me kredi

Flamur Noka Demokrati Flamur Noka ka deklaruar se nuk është në dijeni që SPAK ka nisur një hetim pasuror në drejtim të...

Mix8 orë më herët

Rikthehet Demi Moore, skena nudo në filmin e fundit

Në moshën 61-vjeçare Demi Moore ende dëshiron të guxojë. Këtë bëri me filmin e saj të fundit, “The Substance”, i...

Mix8 orë më herët

Kelly Rowland flet për incidentin në Kanë

Kelly Rowland po flet për grindjen verbale tashmë virale që pati me një roje sigurie në Festivalin e 77-të Vjetor...

Mix8 orë më herët

Timothée Chalamet nderohet me statujë prej dylli

Timothée Chalamet, aktori i mirënjohur i njohur për rolet e tij në “Lady Bird”, “Call Me By Your Name” dhe...

Mix8 orë më herët

Glen Powell heq dorë nga Hollywood

Glen Powell po largohet nga Hollivudi dhe po kthehet në shtetin e tij . Në një intervistë të re me...

Mix8 orë më herët

Camila Cabello tregon kur e humbi virgjërinë: ‘Ishte dashuri…’

Gjatë një interviste në podkastin ‘Armchair Expert’, këngëtarja tregoi  se si u ndie kur u dashurua për herë të parë....

Mix8 orë më herët

Cassie Ventura thyen heshtjen pas videos së abuzimit nga Sean ‘Diddy’ Combs: Dhuna më theu

Cassie Ventura ka thyer heshtjen me një deklaratë emocionale gati një javë pasi u shfaqën pamjet e kamerave të sigurisë...

Mix8 orë më herët

Celine Dion është gati të tregojë gjithçka për betejën shëndetësore në dokumentarin e saj ‘I Am: Celine Dion’

‘Amazon MGM’ ka publikuar trailerin e parë për dokumentarin e Celine Dion “I Am: Celine Dion”. Dokumenti zbulon më shumë...

Facebook