Lidhu me ne

Kryesore

Jeni të suksesshëm? 6 pyetje që duhet t’i bëni vetes për ta kuptuar

Jeni të suksesshëm? 6 pyetje që duhet t’i bëni vetes për ta kuptuar

Disa vjet më parë, dhashë dorëheqjen nga kompania në të cilën kisha një punë stabël për të punuar si profesionist i pavarur. Kisha mijëra arsye për të bërë një lëvizje të tillë, por në fund doja më shumë fleksibilitet dhe më pak stres.
Pas disa muajsh, kisha gjetur disa klientë dhe kjo gjë më ndihmoi të mos shpenzoja paratë që kisha lënë mënjanë për të paguar faturat në fund të muajit. Në vija të përgjithshme ndihesha mjaft mirë.
Ndërkohë shumë nga miqtë e mi po ngriheshin në detyrë, po bënin udhëtime të shpeshta pune nëpër botë, po shënonin suksese të mëdha në karrierën e tyre. Isha vërtet i lumtur për ta, por në të njëjtën kohë ndihesha edhe pak prapa. Fillova të pyes veten nëse kisha bërë zgjedhjen e duhur. Ndoshta nuk duhet ta kisha dhënë dorëheqjen dhe të vijoja të ngjisja shkallët e karrierës në atë kompani.
Njoh shumë njerëz të suksesshëm të cilët e duan punën e tyre dhe janë të lumtur të punojnë për orë të gjata në zyrë, të udhëtojnë për javë me radhë dhe të zgjohen herët në mëngjes e të jenë në punë përpara orës 8:00. Për të gjithë prej nesh mënyra e të punuarit është e ndryshme.
Me gjithë këto gjëra në mendje, nëse ndiheni pak të demoralizuar se ku jeni ose nëse po pyesni veten se ç’do të thotë të jesh i suksesshëm, unë kam disa pyetje për ju. Po ashtu, dhe disa këshilla.
1. A jeni i lumtur?
A ju pëlqen puna që bëni? Ose të paktën, pjesa më e madhe e saj? A gjeni kohë të dilni me miqtë, familjarët tuaj dhe të bëni gjërat që ju pëlqejnë? Nëse jeni i lumtur, ju jeni edhe i suksesshëm. Nëse e doni punën tuaj, e vlerësoni kohën tuaj të lirë dhe ndieni një kënaqësi të përgjithshme, të gjitha këto janë arritje të mëdha.
Nëse nuk jeni i lumtur në punën tuaj, nëse nuk ju pëlqen kompania për të cilën punoni dhe nëse nuk e duroni dot shefin tuaj, ok! Duhet vetëm të nisni të kërkoni diçka të re. Rishihni CV tuaj, azhurnoni profilin tuaj në LinkedIn. Ju mund dhe do të gjeni një punë më të mirë.
2. A mund t’i paguani faturat tuaja?
Ose të paktën të siguroni disa të mira në tryezën tuaj? Të jeni në gjendje të siguroni një strehë, ushqim dhe ndonjë kënaqësi të vogël është arsyeja pse për shumë prej nesh puna është kaq e rëndësishme. Sigurimi i këtyre tri gjërave do të thotë se jeni në gjendje të mirë.
3. Si e përkufizoni suksesin?
Pyesni veten se ç’do të thotë suksesi për ju. Të qenët i suksesshëm është shumë më tepër se ngritja në detyrë apo një pagë e mirë. Këto të gjitha janë të mrekullueshme, por përpiquni të gërmoni më thellë.
Nëse ju përpiqeni të ngjisni shkallët e karrierës dhe të bëheni drejtor, pyesni veten pse?
A ju pëlqen menaxhimi dhe ju entuziazmojnë sfidat e reja apo thjesht dëshironi të qëndroni pas asaj tavoline vendimesh. Nëse ju e përcaktoni suksesin në bazë të pagës suaj, pyesni veten pse doni të fitoni kaq shumë. Shpresoni të tërhiqeni shpejt? Të udhëtoni nëpër botë? Të ndihmoni familjen tuaj? Cilado që të jetë përgjigjja, mos harroni se përkufizimi i suksesit shkon përtej një titulli në detyrë.
4. Çfarë mund të bëni tani, diçka që nuk mund ta bënit një vit më parë? Pesë vjet më parë?
Me fjalë të tjera, çfarë keni mësuar. Mendoni për gjithë gjërat për të cilat nuk kishit përvojë apo të cilat nuk ishin efikase kur ju nisët punët. Vë bast se ju keni fituar njohuri dhe aftësi të reja që prej atëherë.
Nëse ndieni se ju nuk jeni duke mësuar apo duke u rritur, ka shumë mënyra për të sfiduar veten. A jeni i interesuar të merrni përgjegjësi të reja në kompaninë për të cilën punoni? Kaloni pak kohë duke menduar se çfarë mund të mësoni më tej dhe pastaj kaloni në veprim.
5.Për çfarë jeni më shumë krenarë?
Shkruani gjithçka keni arritur gjatë arsimimit dhe karrierës suaj. Përfshini në të edhe jetën personale.
Marrja në konsideratë gjithë e arritjeve në një këndvështrim të ndryshëm, do t’ju ndihmojë të shikoni në një perspektivë tjetër nivelin e suksesit.
Ne kemi prirjen të fokusohemi tek dështimi ynë, kështu që mbajeni listën e arritjeve tuaja në mendje.
Kur të ndiheni të demoralizuar shikoni gjithçka keni arritur dhe se sa larg keni shkuar, se sa të mërziteni ndërkohë për objektivat të cilat synoni të realizoni.
6.A po punoni për të arritur objektiva të rinj?
Cilat janë arritjet tuaja? Si doni që të jetë jeta juaj? Kush doni të bëheni? Tani përgjigjuni pyetjes nëse puna juaj aktuale do t’ju ndihmojë për të arritur aty ku dëshironi. Nëse përgjigjeni me “po”, ju jeni më shumë i suksesshëm se sa mund të mendoni.
Të kuptoni se ka ardhur koha të bëni ndryshime është hapi i parë. Më pas vjen përcaktimi i synimeve tuaja. Pastaj ju duhet të bëni një plan. Kjo do të thotë se ju po përpiqeni për të arritur diçka…
*Jaclyn Westlake; Burimi Forbes/Monitor 
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook