Lidhu me ne

Aktualitet

Po tani?

Nga Blendi FEVZIU/Po tani?
Po tani? Kjo është pyetja e parë që gjithsecili i ka bërë vetes kur ka dëgjuar lajmin e dështimit të negociatave Rama – Basha në selinë e Presidentit Nishani! Jo sepse kishte ndonjë deklaratë konkrete, por sepse mënyra se si u rrit pritshmëria dje dhe se si u lexuan lajmet dhe lëvizjet politike, thuajse krijoi bindjen tek shumë vetë që takimi tek Presidenti ishte thjeshtë zyrtarizimi i një marrëveshjeje të negociuar më parë. Për fat të keq, nuk kishte pasur asnjë të tillë, me gjithë lajmet që mbytën shtypin dhe me gjithë protagonizmin e disa politikanëve të dorës së dytë që flisnin deri për detaje të marrëveshjes. Pak a shumë ndodhi ajo që Basha kishte premtuar që nuk do të ndodhte më, por që këtë moment e pranoi: një takim i pa parapërgatitur, një takim ku të dyja palët i kanë qëndruar pozicioneve të tyre fillestare dhe që pasi i kanë mbajtur për thuajse 2 orë fjalime njëri tjetrit janë larguar pa arritur asgjë.
Asnjë nga palët nuk ka dhënë më shumë detaje nga takimi, por opinion.al ka arritur të zbulojë pak a shumë thelbin e tij. Basha i ka qëndruar tezës së tij për një Qeveri Teknike pa Ramën Kryeministër dhe zhvillimit të zgjedhjeve në Dhjetor, mundësisht me një votim elektronik, ose minimalisht një votim me identifikim elektronik. Pra, Basha nuk ka pasur lëvizje nga qëndrimi tij.
Ndërkohë Rama ka bërë disa propozime për të përmirësuar standartin e zgjedhjeve dhe për të garantuar ato, por ka refuzuar kategorikisht Qeverinë Teknike dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Këtu gjithçka është bllokuar dhe palët janë kthyer në selitë e tyre.
Ajo që të bie në sy nuk është vetëm mungesa e një zgjidhjeje, por edhe fakti që sot, Rama ka pasur një pozicion më të tërhequr dhe më pak ofertues se sa ai që mbajti në takimet me Mekallister dhe Filkenshtajn. Nëse në 25 Prill ai ishte i gatshëm të fliste për datën e zgjedhjeve deri në 16 Korrik, sot ai nuk ka lëshuar asgjë nga 18 Qershori. Nëse me 25 prill foli për ndryshime thelbësore në Qeveri sot duket se ka ofruar një Ministër për zgjedhjet i cili do të merret me reformën për zgjedhjet lokale të 2019. Pra, Rama ka lëvizur nga lëshimet politike në ato teknike. Dhe sot në takim, Rama ka dashur ta manifestojë faktin që koha ka punuar në favor të tij dhe që kushtet e 10 ditëve më parë nuk janë më të vlefshme.
Një analizë e thjeshtë, të bën të kuptosh se më 25 Prill, Rama ka pasur po aq sa shqetësimin e PD edhe atë të Metës. Sot, ai beson se Meta është jashtë loje personalisht dhe LSI ka hyrë në zgjedhje. Ai ka arritur madje t’i dërgojë gjithë formacionet e tjera politike që janë regjistruar, të vetme në zgjedhje, duke besuar se në këto rrethana s’ka nevojë për asnjë prej tyre. Ai e di tani që betejën e ka me PD, siç e di që PD ka vetëm dy mënyra për t’u imponuar pas dështimit të negociatave: Ose konsensus ndërkombëtar, ose revoltë masive popullore.
Nuk duket se Rama ju ndruhet ndërkombëtarëve, përkundrazi. Dhe pse PD ka arritur të gjejë konsensus për denoncimin e kanabisit në vend, ajo nuk ka marrë deklarata inkurajuese për shtyrjen e zgjedhjeve.
Atëherë mbetet rruga e dytë, ajo e një revolte masive popullore. Duket qartë, ashtu siç edhe shprehet, që Rama nuk beson tek një zemërim popullor, madje as e pranon. Ai e konsideron gjithë kontestimin të mbledhur vetëm tek çadra përballë kryeministrisë. Ndërkohë PD beson se protesta 70 e ca ditore e ka ndërgjegjësuar publikun dhe po ashtu shpreson që në protestën e Kavajës mbështetësve të saj do t’i bashkohen edhe qytetarë të tjerë.
Duket se zhvillimet e ardhshme politike kanë mbetur peng në datën 7 maj. Të dyja palët janë duke bërë kalkulimet atje dhe vetëm pas zhvillimeve në Kavajë, ne do të kuptojmë realisht se kush do të jetë më i favorizuar në negociata. Pra cila nga forcat politike do t’i imponohet tjetrës! Dhe vetëm pas të henës do të shohim nëse do të ketë më negociata./Blendi Fevziu-Opinion.al
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook