Lidhu me ne

Kryesore

Batutat e Ramës për ‘Rraqkën’, ‘Fahri Balliun’ dhe ‘Lali Erin’

Takimet e fundit elektorale të kryeministrit Edi Rama janë të mbushura edhe me batuta.
Kështu të mërkurën, gjatë një takimi në Kashar, Rama i është përgjigjur akuzave të PD për vjedhjen e votave në Korçë.
“Ata ankohen se vjedhim vota në Korçë. Po kush t’i vjedhë votat në Korçë?! Rraqka? A vjedh vota Rraqka?! Kur i del pula para, trembet Rraqka, jo pula. Si mund të vjedhë vota ai?!”, tha Rama.
Ndërkohë Rama ka dy ditë që bën batuta edhe me Fahri Balliun dhe Ben Blushi.
Ja çfarë tha ai një ditë më parë në Manëz.
“Është një tepsi e madhe në Tiranë dhe ata që shikoni në televizor, që dalin në banakë e nëpër studio, ca i thonë vetes “analistë”, ca i thonë opinionistë, ca i thonë realistë e ca të tjerë janë përfaqësues të popullit, por ata flasin për ju dhe mendjen e kanë te tepsia.
Është një tepsi e madhe. Çfarë të kapin tek ajo tepsia. Edhe duart e tyre në tepsi janë falë lidhjeve të tyre me politikën. Ata flasin për popullin. Ishte njëri dje, thoshte: “katundarë e punëtorë, nga Shkodra gjer në Vlorë, çohuni…” etj. etj..
Ju e keni shumë të thjeshtë. Kur filloni e ngatërroheni që thoni: “Kush ka të drejtë?” Uleni volumin e televizorit dhe shihni fytyrat. Shihni vetëm fytyrat. Po ju mbush mendja që ato lloj fytyrash e kanë mendjen tek ju, vazhdoni me ata. S’ka problem fare.
Merrni atë të mbrëmshmin, ulini zërin, shihini fytyrën dhe thoni: “A ka lidhje ky me ndonjë katundar, me ndonjë punëtor në Shqipëri?” Po ju tha fytyra “Po”, besojeni! S’ka problem! Se në fund të ditës, llafet e shumta e çorodisin njeriun. Fytyra nuk gënjen. “Shihi fytyrën dhe vendosi çmimin!”
Ka thënë një President i famshëm amerikan: “Çdo njeri mbi 40 vjeç mban përgjegjësi për fytyrën që ka!” Deri në 40, është ajo pjesa e formimit. Mbas të 40-ave, – shih Fahri Balliun p.sh. Le të thotë ca të dojë. Shihe. Ta dhashë si shembull. Shihe fytyrën, edhe thuaj: “Po mirë, a e vret mendjen ndonjë sekondë për Shqipërinë ky?” “A ka lidhje kjo fytyrë me mua, me familjen time, me të drejtat, me liritë, me punën, me Europën, me Amerikën?” Vetëm fytyra. Se u bë kjo punë, fol njëri, fol tjetri, s’e merr vesh i pari të dytin. Shihi fytyrën. Është shumë e thjeshtë”.
Batutat e Ramës me Veliajn: Po votuat Saliun, harroni punët e Lali Erit
Gjatë takimit elektoral në zonën e Kasharit nuk munguan batutat e Kryeministrit Edi Rama.
Duke kërkuar një mandat të dytë qeverisës, Rama theksoi se nëse vota shkon për PD, edhe punët e Tiranës dhe të Veliajt do të mbeten përgjysmë. “Lali Eri thotë: Do bëjmë 30 shkolla, e dëgjuat? Votoni Saliun ju si shikoni shkollat, votoni Saliun ju edhe pastaj harroni Lali Erin duke bërë punë, e keni vetëm për dasma edhe për ngushëllime. Edhe ato i bo ky, i qan se i do njerëzit, por do vijë për ngushëllime, edhe s’do merret vesh do ngushëllojë Lali Eri ju për atë të shkretin që iku, apo do ngushëlloni ju Lali Erin që është bërë gjysmë njeriu. Jepjani votën Saliut… votoni Saliun…..”, tha Rama, çka shkaktoi mjaft të qeshura mes të pranishmëve.
Rama theksoi se në 25 qershor në këtë zonë, më shumë se sa votë për Edi Ramën apo për Lulin, është votë për të zgjedhur çfarë është bërë në këto dy vjet falë bashkëpunimit të qeverisë me Bashkinë e Tiranës.
“Më shumë se sa votë për Edi Ramën apo për Lulin është votë për të zgjedhur çfarë është bërë në këto dy vjet falë bashkëpunimit tim dhe të qeverisë me Lali Erin edhe me Bashkinë do prishet e do kthehemi prapë aty ku ishim, apo do të jetë baza për të bërë akoma më tepër. Nëqoftëse demokratët që lindin fëmijë njësoj si socialistët duan që kur bebja lind të marrin mirëseardhjen me çekun e Bashkisë, të votojnë Partinë Socialiste, nëqoftëse nuk e duan çekun e Bashkisë dhe nuk duan që Bashkia t’ju thotë “t’ju rrojë, edhe 100, e t’ju trashëgohet fëmija”, por duan që të kthehen nga materniteti pasi Bashkia ka thënë “plaç”, e kanë shumë të thjeshtë, në 25 qershor të votojë Partinë Demokratike dhe e kanë “plaç” të sigurtë”, tha Rama.
ar më: 24 May 2017 11
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook