Lidhu me ne

Kryesore

Hulumtimi zbulon arsyet pse zemra nuk e riparon vetveten

Muskujt e zemrës janë një nga indet më pak të rinovueshme në trup. Kjo përbën një nga arsyet kryesore të vdekshmërisë së lartë nga sëmundjet e zemrës në Shtetet e Bashkuara, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Të frymëzuar nga ideja për të ndihmuar në riparimin e zemrës, hulumtuesit në Baylor College of Medicine dhe Instituti i Zemrës së Teksasit kanë kanë zbuluar një lidhje të mëparshme të panjohur mes proceseve që e privojnë zemrën nga riparimi i vetvetes. Ky zbulim, i botuar në revistën Nature, hap mundësinë e zhvillimit të strategjive që do të promovojnë rinovimin e qelizave të zemrës në të ardhmen.
“Ne po hetojmë çështjen muskujt e zemrës nuk rinovohen,” tha Dr. James Martin, profesor në Mjekësinë Rigjeneruese në Kolegjin e Mjekësisë në Baylor. “Në këtë studim, ne u përqendruam në dy rrugë të kardiomiokiteve ose qelizave të zemrës, rrugës Hippo, e cila është e përfshirë në ndalimin e përtëritjes së kardiomiokiteve dhe kompleksit glykoprotein dystrophin (DGC), thelbësor për funksionet normale të kardiomiokiteve.
“Ne gjithashtu jemi të interesuar të studiojmë mutacionet në komponentët e DGC sepse pacientët me këto mutacione kanë një sëmundje të muskujve të quajtur distrofi muskulare”
Puna e mëparshme kishte lënë të kuptohet se komponentët e rrugës DGC mund disi të bashkëveprojnë me komponentët e rrugës Hippo.
Në këtë studim, Martin dhe kolegët studiuan pasojat e kësaj ndërveprimi në modelet e kafshëve. Hulumtuesit gjeneruan gjenetikisht minj me gjene të munguara në një ose të dy rrugët, dhe pastaj përcaktuan aftësinë e zemrës për të riparuar një lëndim. Këto studime treguan për herë të parë që distroglikani 1, një komponent i rrugës DGC, lidhet drejtpërsëdrejti me Yap, një komponent i rrugës Hippo, dhe se ky ndërveprim frenoi përhapjen e kardiomiokiteve.
Pacientët me distrofinë muskulare mund të kenë reduktim të madh në funksionimin e zemrës,” tha Martin.
“Gjetjet tona mund të ndihmojnë në dizajnimin e ilaçeve për të ngadalësuar rënien kardiake në distrofinë muskulore duke stimuluar përhapjen e kardiomiokiteve. Ne kemi nevojë për më shumë kërkime për të kuptuar rrugët e kontrollit të rritjes së kardiomiokiteve në detaje më të hollësishme”-tha ai.
https://medicalxpress.com/news/2017-06-reveals-insights-heart.html
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook