Lidhu me ne

Kryesore

Mikel Shallari vrasësi i dyshuar i Cukut, nuk dihet porositësi

 Një nga ngjarjet më të rënda kriminale të muajve të fundit po shkon drejt zbardhjes. Prokurori i Krimeve të Rënda, Henrik Ligori tha në një konferencë për shtyp së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako se janë mbledhur prova të mjaftueshme që fajësojnë Mikel Shallarin si vrasës të komisar Artan Cukut.
Ai u shpreh ende nuk dihet se kush është ideatori, por është e sigurt se pistoletën e ka shkrepur Shallari. “Ideatorin ende nuk e dimë. Mund të të jetë Mikel Shallari, mund të jetë dikush tjetër. Unë kam pasur dy komunikime me të. Ai vazhdon të mohojë përfshirjen e tij në krim. i janë treguar të gjitha provat që e ngarkojnë atë me përgjegjësi. Ai është njohur me to. i janë ofruar të gjitha lehtësitë që parashikon ligji në rastet e bashkëpunimit me drejtësinë. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me të”, tha prokurori i Krimeve të Rënda.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka dhënë sot detaje lidhur me arrestimin e Mikel Shallarit, autor i vrasjes së komisar Artan Cukut.
artan cuku ile ilgili görsel sonucu
“Pas një pune intensive profesionale të strukturave për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkpunim të ngushte dhe në drejtimin procedurial të Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, në vlerësim të informacione, formave dhe metodave policore dhe shkencore, por edhe në bashkërendim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe policitë e vendeve të Bashkimit Europian, më datë 10.06.2017, u bë i mundur ekzekutimi i urdhër-ndalimit të Prokurorit për të dyshuarin e vrasjes së ndodhur më datë 08.04.2017, ku është vrarë me armë zjarri shtetasi Artan Cuku, ish-oficer policie. Autor i kësaj ngjarjeje është shtetasi: – Mikel Edmond Shallari, i datëlindjes 1993, lindur në Kuçovë dhe banues në Qytetin Studenti, Tiranë. Vazhdon puna intensive për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje”, tha Çako.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore3 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike3 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar3 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook