Lidhu me ne

Aktualitet

Si përfundim, cilën parti?

Si përfundim, cilën parti?
Jemi në prag zgjedhjesh dhe i vetmi ndryshim i prodhuar në sjelljen e votuesve këtë vit është ndoshta fakti se vërehet më shumë se çdo vit tjetër elektoral një rritje e numrit të votuesve gri ose kategorisë së pavendosur, duke lënë të paprekura kategoritë e tjera. Një pjesë e madhe e votuesve, të zhgënjyer një herë e mirë nga ofertat politike të vjetra me ambalazh të ri, do të rreken të ushtrojë të drejtën e mosvotimit; një pjesë janë duke luajtur lojën e “së keqes më të vogël”; një pjesë do të votojnë partitë e sapokrijuara duke qënë se të vjetrave ua kanë “pirë lëngun”; një pjesë do të votojnë për atë që e perceptojnë si “fituesin” sepse janë të lodhur duke parë miq, të afërm e të largët të gëzojnë favore partiake; një pjesë do të ndryshojnë votën; një pjesë shumë e madhe nuk do t’a ndryshonin votën edhe nëse jeta e tyre do të varej prej atij veprimi; një pjesë do të votojnë të mbajnë vendin e punës, një pjesë do të votojnë të fitojnë një vend pune, një pjesë nuk është ë interesuar se shpresat i ka varur të emigrimi e një pjesë tjetër po bën gati valixhet.
Një pjesë vendos në bazë të rrugës që iu bë apo nuk iu bë, në bazë të punës që ka apo nuk ka, në bazë të informacionit të kufizuar mediatik që i tregon një tjetër realitet nga ai i përditshmi (“Të paktën në Tiranë po punohet”, – thotë ai nga fshati i Divjakës. Mbase duke vazhduar kështu do ia hedhin sytë edhe nga ai)etj.etj. Të gjithë janë të zhgënjyer sepse “Ky vend nuk bëhet!”, “ Këto janë gjëra të vendosura!”e ndërkohë që disa janë përshtatur, disa kanë hequr dorë. Të parët, tashmë, mendojnë vetëm si mund të perfitojnë për veten e tyre në kurriz të vendit, të dytët nuk duan të degjojnë më.
“Po cilen parti thua ti të votojmë?!” – përfundon çdo debat i mundshëm mbi gjendjen politike, sociale e ekonomike të vendit. Ky debat rëndom rrotullohet rreth asaj që ka thënë kryetari i x apo y partie, që ka bërë partia x apo y në këtë apo atë kohë, sa besueshmëri kanë figurat e x apo y partie të re e të vjetër apo cila ka bilancin më të keq në këto 27 vjet.
Cila është ajo, e cila me në fund do të sjell ndryshimin?! Me këtë nënkuptohet ajo që do të mbajë premtimet, ajo që do të zbatojë ligjin, ajo që ka figurat më të papërlyera, që do të pastrojë kastën e vjetër, do të fillojë demokratizimin brenda partisë në bazë merite e kontributi, ajo që do të punojë për vendin, ajo që do të luftojë korrupsionin, që do të krijojë vende pune, që do të sjell rrugë, drita e ujë në zonat rurale për të cialt askush nuk flet, ajo që do të ndihmojë fermerët e do të tërheq investimet e huaja, ajo që do të ul taksat e do të rris investimet etj.etj.
Përgjigja përfundon me justifikime që shpalosin mungesën e përfaqësimit ose shtrëmbërimin e tij të tipit “Të paktën X parti ka bërë këtë e nuk ka bërë atë e atë…”. E verteta ështe se nuk ka asnjë lloj rëndësie këto zgjedhje se cilën parti ju zgjidhni sepse partite janë pjesë e një problemi shumë më të madh.
Problemi është i thjeshtë për t’u parashtruar: ne nuk arijmë të kontrollojmë partitë që marrin pushtetin. Partia që merr pushtetin ka lidhje të ngushta me sistemin gjyqesor, kontrollon shumicën në legjislativ, nuk ka demokraci të brendshme dhe në administratë e kudo ku mundet cakton besnikët e saj. Kushdo që merr drejtimin e qeverisë është i pushtetshëm tashmë, pushtetin ia ka dhënë keq-qeverisja 8 vjecare e kundërshtarit, vota ndërshkuese që i ka siguruar përkrahje të gjerë e legjitimitet në popull (E keqja më e vogël!).
Ky sistemi 8 vjecar i keq-qeverisjes e rotacionit i siguron partisë që fiton në zgjedhje, kushdo qoftë ajo, se mëkatet që ajo ka bërë më parë tashmë janë harruar. Madje në 8 vjet keqqeverisje, ato janë zvogeluar dhe sukseset janë zmadhuar, premtimet duken më mirë se asgje dhe cikli përseritet. Për ilustrim, po ju pyes, kush do t’i kujtoj mëkatët e PD nëse PS do të na qeverisi për 4 vitet e ardhshme? Kush i kujtonte mëkatet e PS gjatë qeverisjes Nano në 2013?
Situata e mësipërme do të përsëritet me çdo parti e çdo inivid që do të na qeverisi sepse mungesa e mekanizmave të kontrollit të pushtetit është problem, por është problem i popullit, jo i partive. Cikli i keq-qeverisjeve do të përsëritet pafund derisa ne të kuptojmë se kundërbalanca jemi ne, jo vetëm vota jonë cdo 4 vjet, por reagimi jonë ndaj keq-qeverisjes përditë. Kjo sepse një parti që qeverisë nuk ka nevojë për mbështetjen tonë, por për presion masiv; nuk ka nevojë që ta justifikojmë, por t’i kërkojmë llogari; jo të vjedh më pak, por të bëj më shumë; jo të zbatojë një projekt, por të zbatojë ligjin që siguron se ai është projekti më i mirë i mundshëm, më koston më të ulët, në kohën më të shkurtër.
Ajo ç’ka duhet të fillojmë të bëjmë është të ndërshkojmë, jo çdo 8 vjet, por çdo 4 vjet. Ky është një nga pushtet tona (tjetri është qëndrimi i përditshëm kritik), ai më i madhi dhe ai që rrallë përdorim. Ky është i vetmi ndryshim që mund të bëjmë sepse nuk ka asnjë parti që do të kufizojë pushtetin e vet në mënyrë të vullnetshme. Duhet të heqim dorë nga votimi nepotik, votimi për të keqen më të vogël, votimi me bazë interesin vetjak afatëshkurtër dhe të fillojmë të votojmë në mënyre të zgjuar.
Nuk ka rëndësi se cilën parti votoni në këto zgjedhje, për aq kohë sa ajo parti nuk është në pushtet (LIBRA, SFIDA, PD, PR, USSH, RTHSN, ELOD,PAA etj etj.), madje sa më shumë parti të votoni, aq më shumë coptohet pushteti; sa më shpesh t’i ndërroni aq më shumë ua kufizoni pushtetin; për aq kohë sa vota është ndëshkuese është një votë e hedhur mirë. Nuk ka rëndësi se partia që po zgjidhni nuk është më e mirë sepse mësimi që i jepet një partie, i jepet të gjithave: “Kush qeveris keq, largohet!”.
Eshtë frika e mosgëzimit të pushtetit pas 4 vjetëve që do të sjell zbatimin e ligjit, demokratizimin e partive, sistemin e meritës dhe kontributit, ruajtjen e aseteve publike, llogaridhënien apo punën serioze të institucioneve. Të gjitha këto nuk ka për t’i realizuar asnjë parti, këtë mund t’a bëjmë vetëm ne votuesit. Ky është pushteti jonë dhe është më i madh se çfarëdolloj pushteti që prodhon paraja, krimi apo pozita shoqërore. Kjo është detyra e brezit tonë, jo të bëhemi drejtora e deputet 22 vjec, por të bëhemi votues të zgjuar.
Publikuar në Platformën për Monitorim dhe Vlerësim të politikat publike, A.P.P.A
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook