Lidhu me ne

Kryesore

Haxhiymeri: Taksat e ulëta nuk janë slogan, por prioritet kombëtar

Adi Haxhiymeri garon për deputet në qarkun Tiranë në listën e Partisë Demokratike. Haxhiymeri renditet i 13-ti në listën e qarkut Tiranë. Në një intervistë për gazetën “Mapo”, ai tregon më shumë për fushatën elektorale.
Z.Haxhiymeri jemi në ditët e fundit të fushatës elektorale. Mund të na thoni diçka më tepër, si e vlerësoni gjendjen dhe si po ju presin qytetarët?
Kjo është fushata ime e parë politike por, nga takimet intensive që kam me banorët e qarkut të Tiranës, deri më tani mund të them se është një proces i qetë dhe pozitiv. Jam shumë mirënjohës ndaj të gjithë anëtarësisë së PD-së dhe PAA-së së kryeqytetit për mbështetjen. Kandidimi për të qenë përfaqësues i Tiranës në parlamentin e ardhshëm, më bën të jem shumë i përulur ndaj qytetarëve dhe njëherësh i përkushtuar për të qenë gjithmonë pranë tyre. Këto ditë kam kuptuar se mbi të gjitha qytetarët kanë nevojë për njerëz të përgjegjshëm, që t’i dëgjojnë me vëmendje e të përpiqen me sinqeritet për ta. Kanë nevojë që përfaqësuesit e tyre të jenë korrektë e dhe të besueshëm në propozimet e tyre.
Cili do të jetë fokusi juaj në 4 vitet në vijim dhe cila do të ishte sfida që do donit të realizonit për të mirën e vendit?
Ajo që dëshiroj të përfaqësoj është një klasë e re politik bërsish që do të shërojë një shoqëri të shkatërruar nga politika e vjetër, e cila është fajtorja kryesore e shkatërrimit të sistemit arsimor, në dëm të studentëve, të shëndetësisë dhe mjekëve, të drejtësisë dhe gjykatësve. Do të punoj fort për të dhënë një kontribut tek punësimi, aq thelbësore për komunitetin. Për këtë arsye do të mbështes dhe mbroj sipërmarrjen vendase sepse aty zhvillohen dhe krijohen vendet e reja të punës. Pra, sikurse kam thënë edhe herë të tjera, biznesi vendës është në mënyrë absolute promotori dhe heroi i këtyre 27 viteve në Shqipëri. Nëse do të jemi në gjendje t’i japim mbështetjen e duhur biznesit vendas, automatikisht do të rritet punësimi dhe shëndoshet në të njëjtën kohë edhe shteti, përmes taksave që do të siguroheshin nga zgjerimi dhe rritja e sipërmarrjes. Gjithsesi, dua të theksojë se sot më shumë se kurrë kemi nevojë për një moment të ri në politikën shqiptare. Ky moment mund të bëhet i mundur nga prania në Parlament e personave me përvojë dhe kontribut në shoqërinë tonë, dhe bashkë të krijojmë strategji konkrete dhe afatgjata për të vendosur më në fund trajektoren që Shqipëria do të ndjek në 10-20 vitet e ardhshme, një qasje që i ka munguar kaq shumë politikës miope të këtyre viteve.
Programi ekonomik i PD-së për këtë 4-vjeçar është shumë ambicioz pasi përfshin ulje taksash dhe rritje pagash e pensionesh. A mos është ky një premtim populist?!
Taksat e ulta nuk janë thjesht një slogan elektoral, por një prioritet kombëtar. Katër vitet e fundit pësuam një ngadalësim të llahtarshëm të ekonomisë të shkaktuar edhe nga ngritja e tejskajshëm të taksave. Roli i shtetit në ekonomi të dobëta si e Shqipërisë duhet të kufizohet për të garantuar një mjedis të paanshëm dhe konkurrues për bizneset vendase e të huaja. Taksa e sheshtë është taksa e duhur për vendin tonë, është taksë që mundëson formalizmin e ekonomisë, tërheq investimet e huaja, nxit zhvillimin e bizneseve. Maqedonia dhe Mali i Zi kanë nivel taksimi më të ulët se ne dhe mblidhen më shumë taksa. Ne do e bëjmë të mundur këtë dhe në këtë mënyrë do të financojmë politikat tona sociale.
Cili është mesazhi që Adi Haxhiymeri jep për zgjedhësit?
Është koha të besojmë, të guxojmë, të ndezim zemrat e njerëzve për të realizuar një hap cilësor për atdheun tonë, një hap cilësor të ekonomisë dhe të bëhemi arkitektët e një periudhe të re zhvillimi. Duhet të lëmë pas mllefet dhe inatet dhe të përgatitemi për të ndërtuar jo thjeshtë politika për katërvjeçarin e ardhshëm por për gjeneratën e ardhshme. Unë do të vendos eksperiencën time 27 vjeçare në dispozicion të vendit, do të punoj për të ngritur vëmendjen e duhur mbi krijimin e kushteve të nevojshme për rritjen ekonomike dhe ndërtimin e institucioneve funksionale të tregut.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook