Duka: PD me struktura inekzistente! Blushi: Kanarina fluturoi
Disa nga emrat më të njohur të politikës shqiptare, që kanë mbetur jashtë Kuvendit, kanë nisur të reagojnë.
Kreu i PAA, Agron Duka tha se “nëse do ta dija situatën në PD, do kisha dalë i vetëm”.
“PD i kishte strukturat inekzistente. Shtabi im elektoral ishte i gjithi nga PAA.
Isha në vendin e gabuar, pasi isha i pesti në listë.
Rezultati nuk ishte real, ka pasur shitblerje votash.
Kam folur në telefon me Bashën, ishte i merzitur. Askush në Durrës nuk mendonte që do isha jashtë Kuvendit,” tha Duka.
Kurse kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, mori përgjegjësinë për situatën.
“Të dashur LIBRA, kur kutitë të mbyllen ne do kemi 20.000 vota në gjithë Shqipërinë dhe asnjë mandat. Dua t’ju falënderoj të gjithëve dhe t’ju them, se përgjegjësia është vetëm e imja dhe merita është e gjitha e juaja. Do bëj gjithçka mundem, që projekti LIBRA të vazhdojë. Kanarina nuk hyri dot në minierën e qymyrit megjithëse fluturoi,” shkruan Blushi në FB.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu