Lidhu me ne

Kryesore

FOTO/ Ndoka ia del të hyjë në Parlament, fshin statusin e vjetër në FB ku shkruante se gjithçka është e blerë

FOTO/ Ndoka ia del të hyjë në Parlament, fshin statusin e vjetër në FB ku shkruante se gjithçka është e blerë

Nard Ndoka do të jetë deputet në parlamentin e Shqipërisë. Me shumë vështirësi ai arriti ta marrë PD mandatin e 5-të në Shkodër, duke u ndarë me 1500 vota më shumë se sa PS-ja.
Numërimi ka përfunduar dhe Shkodra rezulton blu në hartën zgjedhore me 5 mandate PD, 4 PS, 1 LSI dhe 1 PDS (Doshi).
Nard Ndoka nuk e përmban dot gëzimin e kësaj dite dhe ka bërë një status në facebook ku falënderon votuesit dhe nga ana tjetër jep vlerësime maksimale për Bashën.
Ndoka u nxitua pak dje, pasi ende pa u mbyllur rezultati dhe kur e shihte veten si humbës deklaroi se gjitçka është e blerë dhe se ska demokraci. Statusin e djeshëm në facebook e ka fshirë, duke postuar një të ri sot, ku duket se fitoi demokracia!!!
Statusi i Nard Ndokës sot në Facebook
Procesi përfundoi!
Falenderoj nga zemra të gjithë ata votues që besuan ‘Opozitën e Bashkuar’, Partinë Demokratike! Mirënjohje për të gjithë qytetarët e Qarkut Shkodër, që edhe kësaj radhe dolën fitimtarë përballë shtetit të agresuar, blerjes masive të votës, presioneve deri në dhunë fizike!
Demokratët, Demokristianët e gjithë të tjerët, njerëzit e thjeshtë që duan lirinë dhe dinjitetin e tyre, treguan se janë ata që vendosin me votë! Të ardhmen nuk e vendos paraja e pisët, krimi e droga, por vota e shenjtë e tyre!
Respekt për ata qindra komisionerë dhe numërues, që përballuan presionet politike dhe të grupeve kriminale, që nuk u joshën nga milionat e ofruara, por treguan dinjitet, përgjegjësi politike e morale, duke u bërë pjesë e shpresës se: ka burra dhe gra që i dalin Zot vetes dhe kauzës.
Falenderim për Demokratët e Pukës e Fushë Arrëzit, për qëndresën e tyre, për burrërinë dhe fisnikerinë e treguar në këtë përballje të egër. Ata patën përballe anti- shtetin qendror e lokal, grupet kriminale, paratë e pista, presionet, dhunën, terrorin psikologjik dhe përsëri Ne rezistuam, qëndruam fort dhe të bashkuar! Mirënjohje për të gjithë Ju miqte e mi; që u bëtë pjesë e ekipit opozitar!
Tashmë është detyra dhe obligimi ynë për t’ju përfaqesuar në Kuvendin e Shqipërisë; ku kemi situatë problematike përpara!
Lideri i Opozitëz, Z.Basha, u përball me vështirësi dhe përgjegjesi të mëdha, si para procesit, ashtu edhe gjatë tij.
Unë mendoj dhe besoj, se mori vendimet më të mira për vendin dhe Opozitën; vendime të mëdha dhe të guximshme.
Lulzim Basha pati përballë një ‘junte shtetërore’, që e çmontoi në dy e tri pjesë, që ngriti lart moralin e shpresën e demokratëve në të gjithë Shqipërinë; por koha ishte e shkurtër, emergjente dhe e pamjaftueshme për të fituar betejën!
Lulzim Basha i duhet Opozitës; u duhet Demokratëve për të vazhduar luftën me të keqen, për të vendosur standarde kushtetuese për Kodin Zgjedhor, për Drejtësinë, për reformat dhe integrimin tonë europian.
Demokratët nuk kanë kohë për të humbur, as për të vajtuar, as për të dëgjuar kritikët inatçorë, që vetëm shajnë e kritikojnë. Personazhe pa alternativa, pa ide, por vetem me mllef!
Opozita ka një projekt, ka një alternativë, ka një shpresë, dhe ky është Lulzim Basha!
Ne humbëm një betejë që ishte e minuar, por ngritja dhe fitorja jonë është e afërt dhe e sigurt.
Fitorja e Edi Ramës është si fitorja e ‘Pirros’, fitore e deformuar!
Edi Rama duhet të mendojë mirë, të respektojë marrëveshjen me opozitën, të lexojë qartë votën reale dhe atë të tjetërsuar!
Për Lulzim Bashën tashti fillon loja e pastër! Fillon epoka e tij! Intrigat, kurthet, vështirësitë, tashmë morën fund!
Reagimi i nje dite me pare i Nard Ndokes kur procesi s’kishte perfunduar

Image

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore3 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike3 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar3 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook