Lidhu me ne

Temporal

Panorama e humbjes së PD-së në shifra

Panorama e humbjes së PD-së në shifra — Exit shpjegon
Në zgjedhjet e sapombyllura, PD fitoi në të gjithë vendin 454 319 vota, ose 28,84 për qind të totalit të votave të hedhura. Me këtë rezultat PD mori 43 mandate deputetësh ose 30,7 për qind të vendeve në Kuvend.
PD u rendit e para për nga numri i votave në 2 qarqe, e dyta në 9 qarqe dhe e treta në një qark.
PD garoi më një listë të vetme kandidatësh së bashku me aleatët e saj: Partinë Republikane, Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Partinë Agrare Ambientaliste, Lëvizjen për Zhvillim Kombëtar dhe Partinë Demokristiane të Shqipërisë.
Në zgjedhjet e vitit 2013, PD mori 528 373 vota, të cilat prodhuan 50 mandate deputetësh.
Në krahasim me vitin 2013, në këto zgjedhje PD mori të paktën 74 000 vota ose 14 për qind më pak. PD ka humbur 7 vende në Kuvend.
Tabela më poshtë përmbledh në mënyrë krahasuese rezultatet e PD-së në zgjedhjet e viteve 2013 dhe 2017.
Qarqet ku PD mbeti forcë e parë
Në zgjedhjet e vitit 2013, Partia Demokratike doli forcë e parë në katër qarqe, nga 12, në Dibër, Kukës, Lezhë dhe Shkodër.
Në këto zgjedhje, ajo arriti të ruajë vendin e parë në dy qarqe, në Kukës dhe në Shkodër.
Në Kukës, PD arriti të merrte 2 mandate nga tre me vetëm 1 777 vota më tepër se PS. Sidoqoftë në krahasim me 2013, PD ka marrë mbi 2 500 vota më pak.
Në Shkodër, PD arriti të fitojë me 1 516 vota më shumë se PS duke marrë 5 mandate, kundrejt 4 të PS-së, 1 të LSI-së dhe 1 të PSD-së. Sikurse edhe në Kukës, PD ka mbetur forcë e parë pavarësisht se ka marrë më pak vota se më 2013, mbi 5 mijë vota.
Në Dibër, PD mundi të merrte vetëm 2 nga 3 që mori në vitin 2013, duke marrë rreth 9 mijë vota më pak se 4 vjet më parë. PS mori 2 mandate, ndërsa PDIU fitoi një mandat pasi mori 12 605 vota.
Në Lezhë, në vitin 2013 PD fitoi 4 mandate, në 2017-ën u nda me vetëm 3 mandate, pasi humbi rreth 4 mijë vota.
Qarqet ku PD arriti rezultat më të dobët se në vitin 2013
Në Tiranë, Partia Demokratike arriti humbjen më të thellë të votave krahasuar me vitin 2013, por dhe me Partinë Socialiste. Kështu, në zgjedhjet 2017, PD mori rreth 72 mijë vota më pak se PS, dhe rreth 24 mijë vota më pak se në vitin 2013. Numri i mandateve të fituara është i njëjtë me atë të vitit 2013, 11 mandate, por duhet të kemi parasysh se në vitin 2013 qarku i Tiranës kishte 32 mandate, ndërsa sot ka 34 të tilla.
Në Durrës ku fitoi 41 969 vota, PD ka shënuar një tjetër nga humbjet e saj më të thella, krahasuar me vitin 2013, ku mori 52 703 vota, pra 10 734 diferencë. PD mori në këtë qark vetëm 4 mandate, krahasuar me 8 mandate të Partisë Socialiste.
Në Elbasan po ashtu, PD ka marrë 13 151 vota më pak se në vitin 2013. PD po ashtu humbi një mandat, nga 4 që kishte në këtë qark, fitoi vetëm 3.
Në Korçë, PD humbi rreth 5 mijë vota dhe një mandat, krahasuar me vitin 2013. Në këtë qark, që prej shpalljes së listave më 26 maj, pati pakënaqësi të mëdha për emrat e propozuar, veçanërisht për kandidatin e katërt, Klevis Balliun, i cili kandidonte në zonën e Pogradecit. Pavarësisht ankesave të përfaqësuesve të PD-së Korçë, Balliu do të jetë deputet në kuvendin e ardhshëm.
Në Berat, Partia Demokratike, ashtu si në 2013-ën, doli forcë e tretë, pas PS e LSI. Por në ndryshim nga viti 2013, PD kësaj radhë mori vetëm një mandat (në 2013-ën mori 2) dhe humbi rreth 3 000 vota.
Qarqet ku mori të njëjtat vota sa në vitin 2013 ose më shumë
Partia Demokratike ka mundur të marrë pothuaj të njëjtin numër votash dhe mandatesh si në vitin 2013, në qarkun e Fierit, Gjirokastrës dhe Vlorës.
Në Fier, një bastion historikisht i majtë, PD ka marrë 46 818 vota (rreth 500 vota më shumë se në 2013-ën), përkthyer në 4 mandate.
Ndërsa në Gjirokastër PD ka fituar 13 314 vota (rreth 200 vota më pak se në 2013-ën), përkthyer në një mandat.
Në Vlorë, PD ka fituar rreth 1 700 vota më shumë se në vitin 2013, por ka mundur të mbajë të njëjtin numër mandatesh, 3 të tillë./Exit.al

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kioske20 orë më herët

Portret në Le Figaro Magazine/ Enigma e Mira Muratit

” Gruaja në hije që ndriçon inteligjencën artificiale”, kështu e ka titulluar shkrimin për Mira Muratin që Lapsi. Al po...

Mix21 orë më herët

5 zakone që të bëjnë nervoz pa e kuptuar

Hulumtimet tregojnë se truri ynë është i fokusuar në gjërat negative. Ironikisht, disa nga mekanizmat e përballimit që përdorim për...

Mix21 orë më herët

Si të shmangni ëndrrat e këqija

Ne e dimë se gjumi është jetik për mirëqenien tonë, por a e keni pyetur ndonjëherë veten pse truri ndonjëherë...

Kritike21 orë më herët

Ngjela: Turp për ish-kryeministrin Berisha që mbrohet si kalama nga maja e dritares!

Nga Spartak Ngjela: E vetmja mënyrë në të cilën një shoqëri të mumd të jetojë në çdo segment kohor pa...

Mix21 orë më herët

Si të rrisësh fëmijë të suksesshëm

Është një ndër dilemat më të mëdha në jetë, në biznes dhe në rritjen e fëmijëve: A duhet të ndjekësh...

Mix21 orë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta me një super veçori të re

Meta ka përditësuar syzet smart Ray-Ban Meta për t’u dhënë më shumë mundësi përdorimit pa duar, duke filluar me një...

Mix21 orë më herët

Çfarë duhet të dini për turbulencat!

Nga Christine Chung-New York Times Udhëtarë të panumërt kanë përjetuar ndjesinë që shkakton ankth gjatë turbulencave në fluturime: shtrëngim sysh,...

Mix21 orë më herët

Ja çfarë i ndodh trupit kur pimë shumë kafe!

Pavarësisht nëse jeni duke pirë një kapuçino të nxehtë rrugës për në punë ose duke shijuar një kafe latte të...

Mix21 orë më herët

Roli i Amal Clooney në lëshimin e urdhër-arrestit për Benjamin Netanyahu!

Avokatja e të Drejtave të Njeriut Amal Clooney ishte pjesë e ekipit që bindi Gjykatën Penale Ndërkombëtare të akuzonte si...

Aktualitet21 orë më herët

Evi Kokalari: Karrierën time e bllokoi Argita Malltezi

Nga Evi Kokalari Në nëntor të 2022, ishte takimi im i fundit me Berishën, ku i thashë që po mendoja...

Facebook