Lidhu me ne

Kryesore

Shqipëria e Re që shpallet çdo 4 vjet, por nuk erdhi ndonjëherë*

Armand Plaka
Viva la nuova Albania! Pikërisht kështu thuhet në një parullë shkruar në muret e një shkolle në Tiranë, ndërsa nxënëset e saj realizojnë një numër harmonik me patina e mbajnë veshur një uniformë, çka për kohën konsiderohej një stil modern, por njëkohësisht tashmë edhe shumë i përhapur në radhët e rinisë fashiste, “balila”-ve në Itali e Shqipëri.
Ishte viti 1941 dhe dukej se planet e italianëve për Shqipërinë e shqiptarët, kishin marrë udhë e tashmë vendi i vogël, ishte bërë pjesë vitale e Perandorisë së re Romake, shtrirë në brigjet e “Mare Nostrum”.
Por ajo që më shkoi ndërmend menjëherë sapo i pashë (mua më rezultojnë për herë të parë), si pjesë e fondit mbi Shqipërinë i koleksionit të pasur fotografik të Institutit LUCE në Romë, është fakti se sa herë është dashur që ky vend t’ia nisë nga e para, të nisë në dukje një jetë të re e në çdo rast t’a quante atë “Shqipëria e re”, duke hedhur pas krahëve e të zeronte çdo gjë që ishte përjetuar deri në atë çast, paçka se ato përbënin kontribute modeste, por shumë të mundimshme, të vetë atyre njerëzve, në mos prindërve e gjyshërve të tyre.
A nuk ndodhi kështu kur u shpall pavarësia? Apo kur erdhi Princ Vidi? Po kur u shpall monarkia? Po kur në pushtet erdhën komunistët, e “Shqipëria e Re” madje vijonte të quhej e tillë, paradoksalisht deri kur regjimi po përpëlitej për mbijetesë, ndërsa populli lutej që ajo “e reja” të bëhej një orë e më parë “e vjetër”.

“Rilindja”, apo “Republika e re”, janë terma simetrikë që si eufemizma ndaj “Shqipërisë së Re”, na i solli në mënyrë më të sofistikuar kjo kohë, ndërsa në çdo katër vjet kemi përjetuar teorikisht nga një “Shqipëri të re”, mbushur me premtime e bilance, duke na bërë të besojmë vërtetë se çdo mandat qeverisës është një revolucion më vehte

Ndoshta shqiptarët ka ardhur koha që të mos përjetojnë më revolucione, por evolucion në mentalitet, praktikë jetësore e shtetformuese, derisa “Shqipëria e re” të vijë natyrshëm, si pasojë e respektimit të rregullave të lojës, punës e kontributeve të brezave, dhe e jo e nihilizimit dhe mosvlerësimit, përjashtimit dhe trumbetimit të pavlerë të çdo metri katror që shtrohet me pllaka apo me asfalt, larg anatemizmit dhe njollosjes që po na çojnë të gjithëve në qorrsokak.
Vetëm kështu do të ecim përpara e nuk do ta përjetojmë “Shqipërinë e re”, duke kthyer sytë mbrapa e uruar që si dikur, “e reja” të bëhet një orë e më parë “e vjetër”.

*Titulli origjinal: Rroftë Shqipëria e Re!

Gazeta “Shqip”

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook