Andi Bushati: Basha po përdor modelin e Edi Ramës në parti, Selami si Maqo Lakrori
Gazetari Andi Bushati ka komentuar situatën e krijuar në PD dhe fushatën për zgjedhjet në parti. Sipas tij standardi i Bashës është i njëjtë me atë të Ramës për ruajtjen e kryesimit të PS-së: “Zgjedhje thoshtë Lulzim Basha në çadër, dorëheqje i kërkonte kundërshtarit. Zgjedhjet dhe standarde kërkojnë edhe kundërshtarët e tij. Atë që Basha kërkoi në cadër kanë qenë vetëm mashtrime sepse sot që i ka në dorë ai nuk I zbaton. Madje Rama u tregua më demokrat. Kur bëj opozitarin kërkojmë parime dhe kur na kërkohet të zbatojmë këto parime jemi të parët për ti shkelur. Mua më ngjan një process mot’ amot si gara e Edi Ramës me Maqo Lakrorin. Ato që janë kundërshtarët real të Bashës për aksesin në lista, për garë të barabartë, apo jo si sot ku kryetari shkrin për një orë për të takuar kryetarin e OSBE-së dhe pastaj ngrin prap”.
Duke komentuar zërat kundër Bashës në PD, Bushati identifikon disa probleme në aksionin e nisur: “Kundërshtarët e Bashës kanë dy mangësi kryesore. E para sepse historia e politikës nuk ia lejon këtë pretendim, dhe e dyta ata nuk kanë një kohezion. Askush nuk e mendonte 4 vjet më parë se sot mund të gjendeshin në një llogore Majlinda Bregu me Jozefina Topallin. E vetmja e mirë që ata mund ti bëjnë opozitarizmit në këtë proces është që ata të bëjnë të pamundur zgjatjen okulte të marrëveshjes së 18 Majit”…
Sa i takon futjes së Eduard Selamit në garë, Bushati thotë se “si figurë zoti Selami nuk mund të atakohet, por ka një lloj donkishotizmi nga ana e zotit Salemi, dhe vetëm ai nuk po e kupton që gara ka mbaruar”..
A vijon ende marrëveshja Rama-Basha? Bushati thotë se një nga arsyet pse PD-së i mungojnë 200 mijë vota është edhe refuzimi i kësaj marrëveshje që ai e cilëson si okulte: “Marrëveshja ka disa pika të panjohura, por duke lexuar ato që shohim duket se aty është arritur një marrëveshje që publiku nuk i njeh. Pse pas kësaj marrëveshje Basha i vuri fshesën kundërësahtarëve. Shenja më e qartë që diucka ka lëvizur është se demokratët nuk e hëngrën sapunin për djathë, sepse 200 mijë prej tyre e refuzuan paktin okult mes Ramës dhe Bashës”.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu