Argron Gjekmarjak ka qenë për një kohët të gjatë një nga mbështetësit e politikave të Lulzim Bashës. Ai madje i vuri gjoksin edhe kauzës së çadrës. Por fillimisht mënyra se si Basha doli prej andej, marrëveshja me Ramën, hartimi i listave dhe se fundi humbja katastrofale me 200 mijë vota e kanë shndëruar atë nga një mbështetës në një kritik, Dhe së fundi duke analizuar garën farsë në PD, në një shkrim për gazetan Panorama, ai është treguar i pamëshirshëm me kryetarin e ngrirë: “ Ai habiti gjithkënd që i thotë bukës bukë dhe ujit ujë me qëndresën që po i bën dorëheqjes. Relativisht i ri, 43 vjeç i shkolluar mirë në Holande, vend ku tërmete kësisoj të fshijnë përjetësisht nga politika, Lulzim Bashës në ballë i është fryrë delli ballkanas i kapjes mbas karriges dhe pushtetit me çdo kusht. Ai duhej të dorëhiqej kokulur e me një mijë ndjesa dhe të hynte në garë i dorëhequr, në mos të strukej për disa kohë në pritje të moteve më të mira. Pas këtij morti politik, një garë e lirë, e ndershme, me kohën e nevojshme, me një platformë konkrete ringritjeje, çliruar nga të gjitha hijet e një procesi të manipuluar do të ishte i vetmi balsam për shpirtrat e tranuar të mijëra demokratëve. Çdo formë tjetër, me gjithë staturën tepër të lartë të seriozitetit të Jemin Gjanës, i cili po bën përpjekje titanike të na mbushë mendjen për ndershmërinë e këtij rituali, të lë shije uzurpimi. Një garë kësodore do të ishte zami që do të shërbente për ngjitjen e një çarjeje të madhe që po përvijohet. PD së nuk i nevojitet thjesht një Kryetar i ri, por një identitet i ri, për t’i mbijetuar kohës” ka shkruar sot Gjekmarkaj.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu